WhatsApp azhurnohet shpesh. Me secilën azhurnim vjen, përveç ana e sigurisë, edhe me mjete të reja për përdoruesin. Ndërsa e gjithë kjo është pozitive, e vërteta është se disa sisteme operative të vjetra nuk janë kompatibile për ti shfrytëzuar këto zhvillime. Në disa raste edhe aplikacioni mund të funksionojë me probleme.

Prandaj, kompania paralajmëron rregullisht se në cilat sisteme operative do të ndalojë së funksionuari ose vetëm shërbimi i tij do të funksionojë pjesërisht. Me këtë rast, WhatsApp paralajmëroi se, që nga 1 shkurt, nuk do të jetë e mundur të krijoni llogari ose të verifikoni përsëri llogari ekzistuese në modelet Android 2.3.7 ose edhe më të hershme, si dhe në iPhone me iOS 8 ose më të hershëm, transmeton Telegrafi.


Si të dini se çfarë sistemi operativ ka telefoni juaj

Në rastin e Android, duhet të shkoni te Settings / System / About Phone/ dhe atje të kërkoni informacionin ku ai thotë: "Versioni Android".

Në rastin e iOS, për të marrë këto të dhëna duhet të futni Settings / General / Information.

Që nga 31 dhjetori 2019 WhatsApp ndaloi së punuari në pajisje me sistemin operativ Windows Phone dhe Windows Mobile, pasi kompania kishte njoftuar gjashtë muaj më parë.

"Për shkak se ne nuk po zhvillojmë më aplikacionin për këto sisteme operative, disa nga funksionet mund të ndalen së punuari në çdo kohë", sqaruan ata në kohën e duhur.

Duhet të theksohet se sistemi operativ mobil Windows ka vetëm 0.15% pjesë të tregut, ndërsa Android kryeson segmentin me 75%, i ndjekur nga iOS, me 22%.

Telefonat në modelet Android 2.3.7 

Sony Xperia Advance Acer liquid z Acer Liquid Z Duo Z110 Acer liquid z Acer Liquid Z Z110 Lenovo k800 Lenovo K800 T-mobile concord T-Mobile Concord Sony xperia u Sony Xperia U ST25a Sony xperia u Sony Xperia U ST25i Samsung galaxy s lightray Samsung Galaxy S Lightray 4G SCH-R940 Yezz Andy 3g 4.0 Yezz Andy 3G 4.0 YZ1120 Motorola defy pro xt560 Motorola Defy Pro XT560 Sony xperia go Sony Xperia Go ST27a Sony xperia go Sony Xperia Go ST27i Huawei activa 4g Huawei Activa 4G M920 Motorola atrix tv Motorola Atrix TV XT682 Sony xperia ion Sony Xperia ion 3G LT28h Sony xperia ion Sony Xperia ion LTE LT28at Sony xperia ion Sony Xperia ion LTE LT28i Orange san diego Orange San Diego Vodafone smart ii v860 Vodafone Smart II V860 Sony xperia sola Sony Xperia Sola MT27i Samsung galaxy s2 lte Samsung Galaxy S2 LTE GT-i9210T Sony xperia p Sony Xperia P LT22i LG optimus 3d max LG Optimus 3D Max P720 LG optimus 3d max LG Optimus 3D Max P720H LG optimus 3d max LG Optimus 3D Max P725 LG optimus elite LG Optimus Elite LS696 Sony xperia acro hd Sony Xperia acro HD SOI12 Xolo x900 Xolo X900 Sony xperia acro hd Sony Xperia acro HD SO-03D Sony xperia s Sony Xperia S LT26i LG spectrum LG Spectrum VS920 Motorola motoluxe xt615 Motorola MotoLuxe XT615 HTC velocity 4g HTC Velocity 4GTelefonat me versionin iPhone iOS 8iPhone 4S iPhone 5 iPhone 5C iPhone 5S iPod touch 5th generation iPad 2 iPad with Retina Display iPad Air iPad Mini iPad Mini with Retina Display /Telegrafi/