Një studim i publikuar nga revista Biology Letters, sipas të cilit, diferenca ideale për një çift burrë grua duhet të jetë një dekadë e gjysmë.
Kërkuesit e Universitetit të Vjenës kanë realizuar një studim në popullsinë suedeze duke verifikuar lidhjet mes fëmijëve dhe prindërve. Si rezultat pjesa më e madhe e fëmijëve të stresuar jetojnë në familje në të cilat mes burrit dhe gruas ka diferencë të vogël moshe. “Burrat kanë tendencë të dëshirojnë gratë më të reja, pasi i gjejnë ato më tërheqëse, ndërsa gratë kërkojnë një partner mashkull të stabilizuar dhe që të jetë plot me siguri në vetvete, të gjitha këto karakteristika i gjen më me lehtësi tek burrat më të mëdhenj në moshë”,- shpjegon udhëheqësja e këtij studimi.
Të njëjtin përfundim ka arritur dhe një studim i bërë në Universitetin e Finlandës. Në 2001, duke studiuar popullsinë e veriut të Finlandës, ata arritën në konkluzione të njëjta: Burrat me gra, që kanë një diferencë deri 15 vjeçare, kishin më shumë fëmijë të mbarë.
Diferenca e moshës
Sipas një studimi të ri në këtë fushë çifti ideal për riprodhim është i formuar nga një burrë që është 6 vjet më i madh se partnerja e tij. E thotë natyra: me këtë diferencë moshe ekzistojnë mundësitë më të mira dhe shanse të mëdha për t’u riprodhuar. Burrat preferojnë gratë, apo shoqe më të reja se vetja, pasi kjo maksimizon mundësinë për të bërë fëmijë, ndërsa shanset ulen ndjeshëm kur gruaja është më e madhe se burri. Gratë, në të njëjtën kohë, rreken të preferojnë burrin më të madh, sepse ky zakonisht siguron më shumë të ardhura për të mbajtur fëmijët. Kështu që, stereotipi kulturor që sheh njeriun të preferojë gratë më të reja është thjesht fryt i një tendence natyrore, e bërë për të lehtësuar riprodhimin. Kërkimi nxjerr në dritë pastaj se kur personat kanë një fëmijë me një partner, dhe një tjetër me një tjetër, ky partner i dytë ka gjithmonë tendencën për të qenë më i ri se i pari, kjo qoftë në rastin e burrave, ashtu dhe në atë të grave.
Studimet e fundit
Kohët e fundit është vënë re që shumë gra rreken të kenë marrëdhënie me një mashkull që është më të ri në moshë, gra që shfaqen më të forta, që nuk kanë nevojë të mbrohen, që tani marrin rolin e mashkullit, bëhen ato mbështetje dhe mbrojtje për një mashkull. Gra që zbulojnë një siguri të re, që në adoleshencë nuk mund të kihet, gra që në vite dhe në eksperiencë kanë gjetur dimensionet e tyre ideale. Gra që ndjehen mirë me veten e tyre dhe për këtë arsye, pëlqehen shumë nga meshkujt. Gra që i “marrosin” ata meshkuj që kanë disa vjet më pak se ato, të intriguar nga ky lloj miksimi gruaje: eksperte, e zonja, dhe pak “mama”.
Gjestet që tregojnë se keni një lidhje të gabuar
– Ai ose ajo është shumë xheloze, qoftë dhe pa arsye, dhe dominuese.
– Ai ose ajo kërkon që t’iu izolojë nga familja, miqtë dhe shoqëria.
– Ai/ajo kërkon të fajësojë të tjerët në vend që të marrë përgjegjësitë për sjelljet e tij/e saj.
– Ai/ajo ju kritikon vazhdimisht, ju thërret në emër ose ju bën të ndiheni keq rreth vetvetes.
– Ai/ajo beson që një femër duhet të jetë e barabartë me mashkullin apo beson në stereotipat tradicionalë për sa i përket gjinisë.
– Shihni si i trajton ai/ajo të tjerët: nënën, babanë, familjen dhe miqtë. Në të njëjtën mënyrë do t’iu trajtojë edhe juve, nëse jo tani se paku në të ardhmen.
– Mbase vjen nga një familje ku dhuna është dominuese, ku prindërit abuzojnë me njëri-tjetrin? Kjo mund të jetë "normale" për të sepse është mësuar me një gjendje të tillë.
– Kërkon t’iu përbuzë duke përdorur zë të lartë, gjeste zemërimi, shikime, përplasje apo shkatërrim të gjerave përreth.
– Ai/ajo injoron ndjenjat apo nevojat tuaja, kërkon t’iu vejë në lojë për shkak të tyre.
– Ndiheni sikur nuk mund të bëni mjaftueshëm për ta kënaqur atë pa marrë parasysh sesa shumë mundoheni.
– Ai/ajo është i/e parespektuar nga gjinia tjetër në përgjithësi.
– Ai/ajo kërkon shumë gjera nga ju që ju bëjnë të largoheni nga vetvetja apo nga ajo që ju doni të jeni.
– Ai/ajo ka vështirësi për të shprehur ndjenjat, luan "lojëra mendimesh" që ju bëjnë të ndiheni të marrë, injorantë apo konfuz.
– Ai/ajo kërkon që t’iu bëjë përgjegjës për lumturinë e tij/saj apo për të pasur fatin e lidhjes në dorë.
– Ju bën të qani, bën premtime dhe ju bën dhurata pas një zënke që keni pasur.
– Pas asaj që duket ai/ajo thotë se ka një karakter të mirë dhe një proces të menduari të vendimeve dhe veprimeve që ai/ajo bën.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Kjo është motra sekrete e Melania Trump-it: Nuk ka dalë në publik për 20 vjet dhe ja me çfarë merret
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!