Ruajtja e kufirit, zgjerimi i BE, Brexit – këto janë temat kryesore, ku ka për t’u përqëndruar presidenca kroate gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020. Secila prej tyre ka grackat e veta.
Nuk mungojnë në vend tonet hiperbolike për presidencën e radhës që merr anëtarja më e re e BE-së, Kroacia. Vendi ndodhet “para sfidës më të madhe në historinë moderne”, ky është tenori në media dhe politikë. Nga 1 janari nën presidencën kroate do të zhvillohen konferenca ndërkombëtare e do të trajtohen tema të rëndësishme për BE. Krerët më të rëndësishëm europianë dhe shumë gazetarë do venë e vijnë në vendin pranë Adriatikut. Sigurisht drejtimi i prozhektorëve drejt Zagrebit ofron një mundësi për t’u prezantuar sa më mirë, por kjo edhe pritet nga një vend, që lë mënjanë interesat e veta gjatë presidencës dhe punon për temat që shqetësojnë Europën. Në të njëjtën kohë, kryesuesit e radhës në BE përzgjedhin ato tema, për të cilat edhe mund të kontribuojnë diçka. Kroacia pritet të trajtojë këtë gjashtëmujor tre tema:
Migracioni dhe mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE
Ka më shumë se dy vjet që Kroacia prezantohet si roja e besueshme e kufijve të jashtëm të BE-së, veçanërisht në të ashtuquajturin itinerari i Ballkanit. Dëshirën e qartë, pavarësisht nëse është shprehur hapur, që refugjatët të lejohen sa më pak të jetë e mundur të hyjnë në BE, Kroacia e përmbush me efektivitet. Kufiri lindor me vendin fqinj Bosnje-Hercegovinën kontrollohet me rreptësi. Refugjatët që ia dalin të hyjnë në kufirin kroat, kthehen menjëherë. E në këtë procedurë policia kroate nuk e vret mendjen të jetë shumë e sjellshme. Raportime të organizatave joqeveritare dhe dëshmitarë të ndryshëm raportojnë për kthime të refugjatëve kundër ligjit, por edhe për keqtrajtime nga ana e policëve kroatë. Në maj u publikuan video, ku me gjasa shihen policë kroatë si kthejnë me dhunë refugjatët në kufirin e gjelbër me Bosnjën. Vetëm para pak ditësh një portal kroat lajmesh net.hr ka zbuluar një rrjet jo zyrtar të autoriteteve kroate të sigurisë, që ka si detyrë, në bashkëpunim me sipërmarrjet lokale të taksive, të zbulojë refugjatët dhe t’i kthejë në Bosnje. Shansin për të kërkuar azil refugjatët nuk e kanë.
Autoritetet kroate i hedhin poshtë kritikat. Gjithçka bëhet në kuadër të ligjeve të BE, nuk shkelet asnjë ligj, thonë ata. Ndërkohë që Kroacia nuk është e shqetësuar, se refugjatët do të mbeten në vend, shumica dihet që kërkon të vazhdojë më tej në Europë, por ky vend ka interes të prezantohet si një roje besnike, që të pranohet sa më shpejt në hapësirën Shengen.
Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i BE
Një tjetër qëllim i deklaruar i presidencës kroate në BE është nxitja e negociatave për integrimin e mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo lidhet kryesisht me bërjen publike të datës për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por në agjendën kroate qëndron edhe vazhdimi i mëtejshëm i negociatave me Serbinë, si edhe afrimi i Bosnje-Hercegovinës me BE. Për këtë do të zhvillohet në maj një samit i posaçëm i BE. Ndërkohë disa vende në BE kanë rezerva kundër procesit të zgjerimit, veçanërisht Franca. Nga ana tjetër nuk dihet, se si do ta luajë e si do të shihet Kroacia në rolin e “sekserit të ndershëm dhe të drejtë”, siç paralajmëron kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç. Marrëdhëniet me vendin dikur armik, Serbinë dhe vendin fqinj, Bosnje-Hercegovinën nuk shkëlqejnë aktualisht nga besimi i madh i dyanshëm.
Me Serbinë ka grindje për çështje ende të hapura nga koha e luftës civile. Në Zagreb theksohet shpesh, se sa e rëndësishme është zbardhja e fatit të të zhdukurve. Kurse Beogradi akuzon palën tjetër për mungesë vullneti për bashkëpunim në këtë çështje. Nga ana tjetër Kroacia pret nga Serbia që të nxjerrë para ligjit kriminelët e luftës në radhët e saj, dhe të pranojë njëherazi edhe fajin për agresionin.
Kurse në marrëdhëniet me Bosnje-Hercegovinën luan rol statusi i kroatëve që jetojnë në këtë vend. Zagrebi e sidomos partia qeverisëse e Bashkësisë Demokratike Kroate, (HDZ) e sheh veten si mbrojtëse të kroatëve boshnjako-hercegovinas dhe e akuzon qeverinë në Sarajevë, se përpiqet t’i margjinalizojë ata. I pakënaqur është Zagrebi sidomos me Zeljko Komsiçin, anëtarin kroat të presidiumit tre krerësh të B-H, për shkak se ai u zgjodh kryesisht me votat e myslimanëve boshnjakë.
Grindje ka edhe për një urë të financiar nga BE, që duhet të kalojë mbi një gji që i përket Bosnje-Hercegovinës në Detin Adriatik. Kurse në Sarajavë nuk mirëpritet marrëdhënia e mirë që Kroacia ka me kreun e serbëve boshnjakë, Milorad Dodik. Ky i fundit asnjëherë nuk i ka fshehur përpjekjet e tij separatiste.
Brexit
Më 31 janar Britania e Madhe do ta lerë formalisht BE-në. Këtë e ka vendosur parlamenti britanik. Pas kësaj do të fillojnë bisedimet për marrëdhëniet e ardhshme me BE dhe marrëveshjen e tregtisë së lirë. Një temë, që nuk ka për të qenë e lehtë për Kroacinë. Në këtë çështje, Kroacia do të luajë më shumë një rol shoqërues. “Ne duam të ndihmojmë, që të gjithë anëtarët e BE dhe Parlamenti Europian të ratifikojnë marrëveshjen për përfundimin e anëtarësimit britanik në BE që në janar, kështu që të kemi 11 muaj kohë për të arritur një ujdi për marrëdhëniet e ardhshme me BE”, bëri të ditur Andrej Plenkovic. Michel Barnier, theksoi kryeministri kroat, do të mbetet më tej kryengeociatori i BE për Brexit. Brexit nuk është një temë qendrore për Kroacinë, ndryshe nga Gjermania, vend që e merr presidencën e radhës menjëherë në 1 korrik pas Kroacisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë