Site icon Telegrafi

Çfarë të bëjmë nëse frutat që konsumojmë nuk janë të sezonit?

Ka shumë mënyra se si t’i përdorni frutat dhe përfshirja e tyre në ushqimin tuaj nuk bën assesi të mungoj, sepse janë ato që na dhurojnë vitaminat e nevojshme për organizmin tonë për një jetë të shëndetshme.

Për t’i shijuar frutat nuk do të thotë që keni mundësi vetëm në sezonen e tyre sepse për këtë ekziston procesi i ngrirjes. Konsumimi i frutave të ngrira ju bën që të shijoni manaferrat tuaja të preferuara ose mango gjatë dimrit, me një shije natyrale dhe pa kimikate.

Kërkesa për fruta të ngrira është gjithnjë e më shumë në rritje, kjo për shkak të komoditetit dhe disponueshmerisë gjatë gjithë vitit.

A janë frutat e ngrira të shëndetshme?

Frutat e ngrira janë zgjedhur në mënyrë komerciale në kulmin e pjekurisë dhe pastaj individualisht të ngrira dhe të paketuara nën një atmosferë azoti. Ekspozimi i frutave dhe perimeve në azot e ndihmon ruajtjen e lëndëve ushqyese.

Sipas Kris Sollid (drejtor i komunikimeve ushqyese në Këshillin Ndërkombëtar të Informacionit për Ushqim) frutat që janë korrur për tu ngrirë zgjidhen, fshihen, ftohen dhe ngrihen, e gjithë kjo ndodh brenda orëve të korrjes. Ky proces ndihmon për të mbajtur lëndët ushqyese, ndërsa frutat e freskëta zakonisht do humbasin disa elemente nga përmbajtja e tij ushqyese gjatë transportit në treg.

Në bazë të hulumtimeve është zbuluar se frutat dhe perimet e ngrira mund të kenë po aq shumë vitamina, ndonjëherë edhe më shumë, në krahasim me të freskëtat.

Pra për një dietë të ekuilibruar përfito nga avantazhet e frutave të ngrira. Shumë lloje të tilla si: mango, manaferra, dredhëza, fruta tropikale, qershi etj. mund t’i gjeni në rrjetin më modern të marketeve Super Viva, e cila gjithmonë i sjell në Kosovë risit e tregut botërorë.

Exit mobile version