LAJMI I FUNDIT:

Çështja e largimit të kryetarëve në veri, KQZ: Do të kthejmë përgjigje brenda afatit

Çështja e largimit të kryetarëve në veri, KQZ: Do të kthejmë përgjigje brenda afatit

Kryesuesit e Kuvendeve Komunale të Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut, i janë drejtuar me kërkesa të ndara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar në adresën zyrtare tri kërkesa të ndara nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale për Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Përmbajtja e këtyre tri kërkesave është e njëjtë.  Së pari, të tre Kryesuesit e Kuvendeve Komunale kanë kërkuar nga KQZ, që t’i ofrojmë informatat zyrtare për anëtarët e grupit iniciues se a janë votues të komunave përkatëse. Së dyti, të njëjtit kanë kërkuar që t’i ofrojmë informatat lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna, mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20%”, tha ai.


Elezi shtoi se këto kërkesa janë duke u trajtuar dhe brenda afatit 5 ditor do tu përgjigjen.

“Për këto përgjigje, do të bashkëpunojmë edhe me Agjencinë për Regjistrimin Civil pasi lista votuese buron nga ekstrakti i Regjistrit Qendror Civil”, tha Elezi.

Komuna e Mitrovicës Veriore nuk e pranon si të bazuar kërkesën për shkarkim të kryetarit, Erden Atiq
Lexo po ashtu Komuna e Mitrovicës Veriore nuk e pranon si të bazuar kërkesën për shkarkim të kryetarit, Erden Atiq

Ndryshe ditë më parë një grup i qytetarëve serbë kanë dorëzuar një kërkesë për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, mirëpo Kuvendi Komunal iu ka kthyer përgjigje negative duke mos e pranuar si të bazuar këtë kërkesë sipas Udhëzimit Administrativ të MAPL-së.

Lajmin për Telegrafin e kishte konfirmuar kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Uglanin i cili tha se sot kanë dërguar përgjigje zyrtare tek grupi iniciues, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) si dhe në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).

Sipas tij, kërkesa e këtij grupi iniciues nuk është në përputhje me Udhëzimin Administrative MAPL nr.02/2023 për largimin e kryetarit të Komunës nga funksioni.

Ai tha se kërkesa e këtij grupi iniciues ka shumë mangësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori