Site icon Telegrafi

Çeçenët e Kadyrovit përdhunuan gazetaren ruse derisa po raportonte nga Melitopoli, autoritetet ruse urdhërojnë të mos raportohet për incidentin

Në qytetin e pushtuar ukrainas Melitopol, çeçenët që janë nën komandën e Ramzan Kadyrovit, kanë përdhunuar gazetaren ruse nga televizioni NTV si dhe kanë rrahur kameramanin, raportojnë mediat ukrainase.

Sipas informacioneve të ukrainasve, autoritetet ruse kanë ndaluar raportimin e këtij incidenti, por NTV tashmë ka krijuar një komision hetues, transmeton Telegrafi.

Siç është bërë e ditur në kumtesën e NTV-së, korrespondentja Olga Zenkova dhe kameramani Atiomas Jepifanov po kryenin punën e gazetarëve në Melitopol.

Lexo po ashtu Pati paralajmëruar se lufta do të fillojë më 24 shkurt në ora 4, tani thotë se do ta rikthejnë Krimenë – flet kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës

Ata gjatë 17 janarit ishin duke darkuar në një restorant në qytet, kur u sulmuan nga persona të uniformuar që bartnin maska dhe që u prezantuan si luftëtarët e batalionit Akhmat.

Gjatë incidentit, kameramani ka pësuar lëndime trupore, kurse gazetarja Zenkova ishte “viktimë e sulmit seksual”, e sipas ukrainasve tërë këtë sulm e kishte organizuar nipi i Ramzan Kadyrovit, Hasan Ibrahimov.

Dokumentet zyrtare i janë dërguar kreut të komitetit për hetim në Federatën Ruse, e nga televizioni nuk kanë dashur të komentojnë asgjë me qëllim që të shmangin konfliktin me ushtrinë ruse. /Telegrafi/

 

Exit mobile version