Site icon Telegrafi

Carlo Ancelotti tregon nëse do ta marrë drejtimin e Romës nga sezoni i ardhshëm

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se është i lumtur në Santiago Bernabeu dhe ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit te Roma.

Trajneri aktual i Romës, Claudio Ranieri do të marrë një rol drejtues në fund të sezonit 2024-2025 dhe do të përfshihet në përzgjedhjen e pasuesit të tij.

Disa emra tashmë janë lidhur me postin drejtues te Roma, përfshirë Ancelottin, i cili kaloi tetë vjet te Roma si lojtar.

Lexo po ashtu E largoi Mbappen nga fusha pas 75 minutash - Ancelotti tregon se çfarë pa te francezi që nuk i pëlqeu

Megjithatë vet Ancelotti ka thënë se nuk e di se e ardhmja çfarë do të sjell, por që është i lumtur në Madrid.

“Kam kujtime të shkëlqyera nga Roma, por nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja. Tani për tani, jam i lumtur në Madrid. Kam një kontratë me Realin, por nuk mund të jem trajner përgjithmonë”, tha Ancelotti.

Lexo po ashtu E ardhmja te Reali e pasigurt, Milani po mendon rikthimin e Ancelottit në San Siro

“Ranieri është një specialist dhe strateg i shkëlqyer. Ai e kupton mirë situatën e klubit. Nuk është çudi që ai po bën një punë të shkëlqyer. Dyshoj se ai do të ndalet”, deklaroi Ancelotti.

Vet tekniku italian vite më parë kishte deklaruar se një ditë do ta drejtoj Romën. /Telegrafi/

Exit mobile version