‘Ti je ma e mira, Ti je ma e mira” është refreni që dëgjohej së fundmi rrugëve të Kosovës, gjithë aty ku qëndron dhe jeton rinia. Vajzat e kanë ëndërr, jo vetëm këngën dhe tematikën e hitit, por edhe vet protagonistin. Capital T është shndërruar vërtet në një yll, një yll i ri i cili vazhdimisht po shkëlqen në qiellin e skenës muzikore kosovare…
Trim Ademi, i njohur si Capital T është një prej reperëve të gjeneratës së re në skenën muzikore kosovare. Kënga e parë e tij besohet të jetë “Shopping”, ndërsa rrugëtimi i tij drejt majes ka vazhduar edhe tutje me shumë videoklipe dhe hite. Nuk ka edituar asnjë album të plotë, por ka lansuar këngë ‘single’ të cilat janë shndërruar në hite të kohës.
Capital T…nga ky emër artistik?
Capital T: Fjala ‘Capital’ ka disa kuptime si pasuri, kryesor etj, ndërsa ‘T’ është iniciali nga emri im i vërtetë .
Sigurisht se ke shumë fansa dhe natyrisht se shumë mund edhe të çuditen me mënyrën se si depërtove në skenë… na flisni pak për fillimin e karrierës tuaj?
Capital T: Po unë muzikën e kam dashur gjithmonë dhe kam filluar të merrem me të në një moshë shumë të re … normal çdo fillim i ka vështirësitë e veta mirëpo nëse punon gjithçka arrihet, besoj se kam punuar shumë dhe e meritoj suksesin …
Çfarë lidhjesh keni me Besnikun e grupit 2Po2? Nëse janë të vërteta zërat se ju jeni nipi i tij, a mund të thuhet se ai ishte inspirim dhe ‘udhërrëfyesi’ juaj drejt kësaj, si i thoni ju repërët ‘loje’?
Capital T: Po Besniku i 2po2 është daja im dhe njeriu që më ka shtyrë të eci me muzikën – ‘udhërrëfyes’, ‘inspirim’ të gjitha nga pak.
‘Shoping’…sigurisht se kur përmendet shopingu, të gjithëve u kujtohet kënga hit e cila ta hapi rrugën drejt famës. Nga të erdhi inspirimi për këtë hit dhe nga burimi për një tekst aq të fuqishëm, i cili së bashku me ritmin ishte hit i diskotekave?
Capital T: Po ajo është kënga e parë me videoklip…është në bashkëpunim me Besnikun. Ka qenë ideja e Besnikut për atë këngë. Tekstin e kemi shkruar secili pjesët e tona. Ka qenë një këngë shumë e suksesshme dhe një lansim shumë i mirë i imi në muzikë.
Më pas vjen një pushim i juaji dhe sigurisht kjo për shkak të angazhimeve në shkollë. Me që po flasim për shkollën, ndalemi pak këtu. Na flisni pak për jetën tuaj prej adoleshenti, e cila sigurisht e influencuar nga karriera juaj, ndryshoi prej moshatarëve tuaj, apo jo?
Capital T: Koha kur unë isha në shkollë të mesme ka qenë koha e artë, apo ta quaj ndryshe si periudha ndër më të mirat e jetës, me shumë kujtime të pa harrushme. Natyrisht unë kam qenë i ri dhe suksesi e gjithqka tjetër ka ndikuar që ajo kohë të jetë magjike për mua. Edhe pse jam marrë me muzikë, shkollën nuk e kam lënë anash asnjëherë.
Kur veshin dhe syrin e të rinjve e kaplon një heshtje, për ta vjen ëmbëlsira. Si erdhi deri tek kënga “Supersweet” dhe nga ideja për atë klip unik?
Capital T: Po një fjalë e urtë thotë: “Të gjitha dyert hapen kur e gjen çelësin”, d.m.th kur sjell atë që ka munguar. Edhe Supersweet ka qenë diqka shumë e veçantë në atë kohë. Si stili i këngës, ashtu edhe videoklipi, ideja ka qenë e perbashkët me produksionin Entermedia.
Në ndërkohë, Capital T shndërrohet në yll absolut të të rinjve kosovarë…megjithatë, përkundër sukseseve ti nuk pate të ndalur. U vërejt një ndryshim në stil – këngë për dashuri, pse?
Capital T: Po thashë edhe më herët se unë gjithnjë mundohem të sjelli diçka që mungon. Përderisa shumica e artistëve kanë dashur të tregojnë në një mënyrë tjetër dashurinë, unë e kam spjeguar në menyrën time. Pra, ndryshimet gjithmonë janë të mira…të paktën për mua kështu ka qenë…
“Rrenci”, “Ti je Ma e Mira” dhe “U Bo Von” bëhen hitet e juaja të ardhshme. Ku e keni gjetur inspirimin për këto këngë të cilat, të jem i sinqertë janë mjaft reale për realitetin në të cilin jeton rinia kosovare, e para së gjithash plot emocion?
Capital T: Inspirim nga jeta e përditshme, nga shoqëria nga ngjarje të ndryshme që kanë ndodhur përreth meje…janë reale, për atë arsye kanë qenë edhe lehtë të pranushme nga njerëzit. Besoj se për atë arsye edhe kanë qenë të suksesshme …
Këngët tuaja janë të shoqëruara me klipe të jashtëzakonshme dhe ide të ndryshme e para së gjithash unike. Kush janë ‘fajtorët’ për këto videoprojekte, cilat produksione?
Capital T: Po unë kam punuar me shumë produksione, më shumë me ato vendore, por klipet e fundit i kam punuar me produksionin IMAGINE të cilët i kam miq shumë të mirë.
A kanë të bëjnë këto këngë me tematikë ‘dashurie’ diçka me jetën tuaj private?
Capital T: Po siç thashë edhe më herët unë inspirimin e marr nga jeta private, nga njerëzit që më rrethojnë dhe mundohem qe të sjelli diçka sa më reale!
Tekstet me siguri se i shkruani vet, por na flisni pak për ‘beatat’ e këtyre këngëve, kush merret me meloditë dhe ritmet e hiteve tuaja?
Capital T: Po unë punoj me producentë të ndryshëm, por shumicën e këngëve të mia i kam punuar me mikun tim të mirë Don.Arbas! Megjithatë, unë bashkëpunoj edhe me KiccoBeatz e shumë, e shumë të tjerë.
Çfarë mendon për repin kosovar në përgjithësi, a ndjen konkurrencë nga shumë reperë tjerë të ‘labelave’ tjerë?
Capital T: Repi shqiptar ka ecur shumë përpara si nga cilësia ashtu edhe nga artistët që janë për t’u pasur lakmi. Unë nuk ndjej konkurrencë, ndoshta pse jam ndryshe prej të tjerëve, por mendoj se të gjithë e kanë stilin e tyre, dhe janë të mirë secili në stilin e tyre.
Gjithmonë dukesh i përkryer në skenë, me një stil të veçantë veshjeje. Për stilin tënd të veshjes kush është përgjegjës dhe çfarë u rekomandoni fansave tuaj?
Capital T: Unë nuk i kushtoj edhe shumë rëndësi veshjes. Kam dëshirë të dukem pastër dhe thjeshtë, ajo është me rëndësi. Për veshjen perkujdesem personalisht. Fansave u them të vishen ashtu si ndihen më së miri.
Ndërsa për grimin dhe flokët nëpër videoklipe?
Capital T: Grim nuk përdori, ndërsa flokët i kam normale, s’kam nevojë për kurrfarë intervenimi.
Nëse do t’iu ofrohej mundësia për të bashkëpunuar me ndonjë prej reperëve të famshëm amerikanë, kë do ta zgjedhnit, pasi ju shoh shumë të ngjashëm me reperin Jay-Z?
Capital T: Hmmmmm ka shumë që më pelqejnë. Në fakt, nuk e di kë do ta kisha zgjedhur, por…së shpejti do të ketë befasi në këtë aspekt.
Cila është femra juaj ideale dhe a jeni i dashuruar? Kërkoj sinqeritet për t’ua shuar kurreshtjen shumë vajzave…
Capital T: Duhet shumë fjalë për ta përshkruar femrën ideale. Sa i përket pyetjes a jam i dashuruar… jo, nuk jam i dashuruar.
Çfarë mund të presim në të ardhmen nga karriera e Capital T? Ndonjë projekt muzikor, ke në plan ndonjë album?
Capital T: Kam në plan albumin. Së shpejti do të zbulohet data e lansimit dhe informacionet tjera, ndërsa në fund të muajit do të lansoj videoklipin e ri. Kënga quhet ‘’Make A Wish’’.
Pse u keni qëndruar larg albumeve?
Capital T: Sepse nuk ka ardhur ende koha e duhur për ta lansuar një album. Unë kam dëshirë që kur të lansohet albumi, të jetë të paktën 80 % si dua unë.
A e ke menduar ndonjëherë ndonjë koncert madhështor në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës?
Capital T: Paj… në stadium jo, mirëpo kam menduar dhe besoj se do të realizohet në një të ardhme të afërt – koncerti i parë i imi në Prishtinë.
Një fjalë për fansat tuaj…
Capital T: Një falënderim tepër të madh për perkrahjen…një dashuri shumë të madhe për të gjithë fansat e vërtetë t’Capo`s.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë