Site icon Telegrafi

Capello: Messi do të qëndrojë në Barcelonë, nuk besoj që shkon te PSG

Trajneri i njohur, Fabio Capello, ka thënë se Lionel Messi do të qëndrojë te Barcelona pavarësisht se kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

Argjentinasi është lidhur shumë me një lëvizje si lojtar i lirë drejt PSG-së gjatë verës, por ish-trajneri beson se ai nuk do të shkojë askund duke vendosur të qëndrojë në “Camp Nou”.

“Unë mendoj se Messi do të qëndrojë në Barcelonë, nuk besoj se PSG do të shpenzojë të gjitha ato para”.

“Laporta është favoriti për t’u bërë president i Barcelonës përsëri dhe ai është në marrëdhënie shumë të mira me Messin”.

“Ai e adhuron Barcelonën, të gjithë e duan aty, nuk mendoj se ka ndonjë shans ta shoh atë duke u bashkuar me PSG-në”.

“Me Laportën ai do të përqendrohet në ndërtimin e një skuadre më të mirë të Barcelonës”, ka thënë Capello për Sky Sport pas disfatës së katalanasve ndaj PSG-së (4-1) në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version