Këngëtarja Taylor Swift dhe DJ Calvin Harris i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, raportojnë mediet amerikane.
Burimet e revistës “People” kanë bërë të ditur se dyshja është ndarë miqësisht pasi lidhja e tyre nuk funksiononte.
Një burim i afërt me Taylorin ka konfirmuar për DailyMail se raportimet e revistës “People” janë të sakta.
Bukuroshja 26-vjeçare dhe Calvin filluan lidhjen në mars të vitit 2015.