LAJMI I FUNDIT:

Caktohet data e derbit Peja-Prishtina

Caktohet data e derbit Peja-Prishtina

Dueli që do të duhej të luhej këtë fundjavë, është shtyer për fundjavën tjetër.

Superderbi kosovar ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës që do të duhej të zhvillohej këtë fundjavë dhe i takon xhiros së XI të Superligës, është shtyrë për fundjavën tjetër.

Peja pret Sigal Prishtinën në Karagaç më 5 dhjetor, derisa gjyqtarë do të jenë Daut Mehmeti, Xhelal Mumini dhe Artan Gashi, ka bërë të ditur FBK-ja sot.

Peja është e pamposhtur këtë stinor në Superligë dhe ka radhitur fitoret, derisa Sigal Prishtina humbjen e vetme në vend e ka nga Peja. /Telegrafi/