LAJMI I FUNDIT:

Cakolli: Kostot e larta nuk kanë parandaluar manipulimet në zgjedhje

Cakolli: Kostot e larta nuk kanë parandaluar manipulimet në zgjedhje

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka ngritur shqetësime lidhur me procesin zgjedhor në vend, duke theksuar se problemet me numërimin e votave vijojnë, pavarësisht masave shtesë për transparencë dhe kostove të larta.

Ai ka kujtuar se në vitin 2023 partitë politike kishin rënë dakord që numërimi i votave të bëhej në qendrat komunale të numërimit, me qëllim shmangien e manipulimeve nga komisionerët.

Mirëpo, edhe me kamera, vëzhgues dhe rritje të kostove, sërish janë evidentuar parregullsi.


Duke marrë shembull Vushtrrinë, Cakolli ka treguar se nga rinumërimi i votave të kandidatëve të LDK-së, në vetëm 15 nga 96 vendvotime nuk ka pasur dallime në vota, ndërsa në 35 vendvotime diferencat janë mbi 10 vota.

“Edhe nëse nuk vërtetohet në asnjë komunë tjetër, ky rast tregon se problemi nuk qëndron tek mënyra apo vendndodhja e numërimit, por tek ata që numërojnë dhe procesojnë rezultatet. Prandaj, është e domosdoshme që të largohemi nga numërimi dhe përpunimi manual i votave”, ka shkruar Cakolli.

Si zgjidhje, ai ka propozuar dixhitalizimin e numërimit përmes skanimit të fletëvotimeve të plotësuara me kimik unik, duke theksuar se ky sistem do të garantonte integritetin dhe shpejtësinë e procesit zgjedhor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Siguri
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Siguri
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Lajme
Kalo në kategori