LAJMI I FUNDIT:

Cadiz rikthehet në La Liga për herë të parë pas vitit 2006 – u premton tifozëve 10 mijë bileta falas

Cadiz rikthehet në La Liga për herë të parë pas vitit 2006 – u premton tifozëve 10 mijë bileta falas

Cadiz është rikthyer në La Liga për herë të parë që nga vitit 2006 dhe u ka premtuar tifozëve 10 mijë bileta falas për edicionin 2020/21.

Klubi andaluzian e arriti promovimin në elitën e futbollit spanjoll të shtunën e javës së kaluar dhe presidenti Manuel Vizcaino ka konfirmuar premtimin.

Sipas asaj që raporton Marca, i pari i Cadiz ka premtuar se 10 mijë bileta do ofrohen falas për ndeshjet që do i zhvillojnë në shtëpi për sezonin e ri.


Më 16 mijë bileta në dispozicion, vetëm gjashtë mijë prej tyre do të dalin në shitje e pjesa e tjetër do të shkojë falas te përkrahësit e tyre.

Tifozët që kanë paguar biletat e këtij edicioni, mirëpo që nuk kanë mundur të jenë të pranishëm në stadium për shkak të coronavirusit, do të rimbursohen.

Cadiz njihet se ka një tifozeri besnike dhe të zjarrtë, andaj edhe kjo dhuratë nga presidenti i klubit shkon me plotë meritë për ta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori