Vinicius Junior e ka personalitetin që kërkohet për të luajtur te Real Madridi, gjithnjë sipas drejtorit, Emilio Butragueno.
Sulmuesi 18 vjeçar ka pasur paraqitje të mirë të mërkuërn duke kontribuar në një gol dhe duke shënuar një tjetër në fitoren prej 3-0 ndaj Leganesit në kuadër të Kupës.
Dhe, drejtori e legjenda Emilio Butragueno që fitoi gjashtë trofe të La Ligas për 11 vjet në Santiago Bernabeu, ka qenë i impresionuar nga paraqitja e Vinicius.
“Të luash kështu në këtë stadium duhet të kesh shumë personalitet, sidomos kur je sulmues”.
“Ne nuk duhet të harrojmë se ai është vetëm 18 vjeç”, deklaroi Butragueno.
Sigo callado, trabajando, y evolucionando siempre. Muy feliz por el gol y por ayudar al equipo! ¡Gloria a Dios por todo! 🧐🤟🏿⚽️🙌🏿 pic.twitter.com/mseefKgtDE
— Vini Jr. (@vinijr) January 9, 2019
Sezonin e kaluar Leganes shokoi Realin për të fituar me rezultat 2-1.
Butragueno shprehet optimist se ekipi do të kalojë në gjysmëfinale të Kupës dhe do t’ia dalë që të shkojë sa më larg në këtë garë. /Telegrafi/