Site icon Telegrafi

Bumble ndalon shfaqjen e fotografive të papërshtatshme në mesazhe private (Foto)

Dërgimi i fotografive të papërshtatshme, posaçërisht imazhet e pjesëve intime të meshkujve, janë një trend shumë i përhapur në rrjetet sociale.

Mirëpo, platforma për njoftime Bumble, është duke bërë përpjekje për ta ndaluar, së paku duke e turbulluar, transmeton Telegrafi.

Sa herë që një fotografi e tillë dërgohet, algoritmi i Bumble do ta turbullojë, në mënyrë që pranuesi të mos e sheh, nëse nuk ka dëshirë.

Nëpërmjet ‘Private Detector’ ndalohet hapja  imazhit, derisa nga ana që pranohet, shfrytëzon me vetë dëshirë opsionin, për ta kthyer imazhin në gjendjen normale.

Aplikacioni që fillon në muajin qershor, pritet të funksionojë me saktësi prej 98 për qind, ndërsa Bumble këtë algoritëm, shprehet e kënaqur ta ndajë edhe me rrjete tjera sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version