Rrugët e kryqëzuara, të cilat të dërgojnë në çdo cep të fshatit Nashec, krijojnë një panoramë në vete.
Fshati Nashec, i cili ndodhet pak kilometra larg Prizrenit dikur ka qenë ndër fshatrat më të vizituar.
Banori Shukri Quni, çdo ditë zgjohet herët në mëngjes dhe niset për tek lumi Drin, i cili përshkon tërë fshatin.
Ai ka thënë se pranë këtij lumi, dikur ka qenë e ndërtuar një lloj plazhi, ku përveç pushimit aty edhe organizoheshin lojëra të ndryshme, jo vetëm nga banorët por edhe nga vizitorët.
“Fshati Nashec ka qenë ndër fshatrat më turistike në Prizren dhe në nivel të Kosovës. Qysh në vitin 1962 kur ka filluar turizmi, ky ka qenë një vend shumë i përshtatshëm për zhvillimin e turizmit në stinën e verës. Këtu kanë kaluar pushimet jo vetëm qytetarët e Prizrenit por edhe nga mbarë Kosovës. Tani ky fshat nuk është ai që ka qenë dikur. Ka mbetur në mëshirën e kohës. Nëse investohet shpresojmë se do t’i rikthehet nami i dikurshëm…Fshatarët janë marrë me bujqësi e blegtori por sot kemi shumë pak fermerë që merren me bujqësi e blegtori”, ka thënë për RTV Dukagjinin, Shukri Quni.
Rrjedha e lumit Drin, mbetet poshtë fshatit, përderisa shtëpitë mbesin lart tij.
Dikur në këtë vend kishte një zhvillim të madh ekonomik. Banorët në masë të madhe merreshin me bujqësi e blegtori.
Por, sot sipas Mestan Hodës, ndër më të vjetrit në fshat, pak janë ata që punojnë tokën.
“Banorët e këtij fshati janë marrur në të kaluarën me bujqësi, blegtori e kurbet. Për momentin nuk merremi as me bujqësi e as blegtori. Fshati Nashec ka qenë i njohur për turizëm…Unë si anëtar i rinisë në vitin 1962 kam mbjellë plepa në dy anët e rrugës. Vendi ka qenë i gjithi në hije. Kemi qenë shumë unik. S’kemi mundur të hamë asnjë mëngjes, drekë apo darkë pa njëri-tjetrin. Kemi ndihmuar shoqi-shoqin me ato mundësi që kemi pasur. Jo që kemi pasur teknikë, por kemi pasur kuaj, qe e të ngjashme”, tha Mestan Hoda.
Nasheci, është ndër fshatrat që ka pas më pak shpërngulje në këtë anë.
Banori Qazim Cikaj, ka thënë se numri i madh i banorëve i respektonin shumë traditat. Por, edhe sot sipas tij, nuk mungon respekti për njëri-tjetrin, e sidomos ata kanë marrëdhënie të mira ndërfetare.
“Fshati Nashec i ka pasur traditat e përbashkëta. Edhe vdekjet, edhe dasmat i kemi bërë bashkë katolikë e myslimanë. Shumë mirë kemi kaluar mes vete si me qenë vëllezër. Kur kam lindur unë fshati ka pasur vetëm 15 shtëpi, sot ka më shumë se 300 shtëpi. Tokën e kemi punuar me kafshë por nuk e kemi lënë asnjëherë djerrinë”, rrëfen banori Qazim Cikaj.
Në fshatin e bukur Nashec, sipas kryetarit të fshatit Shukri Quni, gërshetohen tri lloje të klimave: Mesdhetare që vjen prej Grykës së Drinit, kontinentale prej Maleve të Sharrit dhe klimës malore që vjen prej Pashtrikut. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë