Një nga bosët “legjendar” të drogës në Kolumbi dhe një operator kyç i kartelit Medellin është deportuar përsëri në vendin e Amerikës së Jugut, pasi kreu 25 vjet burg në Shtetet e Bashkuara.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Fabio Ochoa mbërriti në aeroportin El Dorado të Bogotas me një fluturim deportimi të hënën, i veshur me një xhup gri dhe duke mbajtur sendet e tij personale në një qese plastike.
Pasi doli nga aeroplani, ish-shefi i kartelit u prit nga zyrtarë të emigracionit me jelek antiplumb.
Agjencia kombëtare e imigracionit e Kolumbisë postoi menjëherë një deklaratë të shkurtër në platformën e mediave sociale X, duke thënë se Ochoa ishte “liruar në mënyrë që të mund të bashkohej me familjen e tij” pasi zyrtarët e imigracionit morën shenjat e gishtave të tij dhe konfirmuan përmes një baze të dhënash se ai nuk kërkohet nga autoritetet kolumbiane.
«Fabio Ochoa», «Cartel de Medellín» y «Migración Colombia», porque llegó a Bogotá el exnarcotraficante colombiano y fundador del Cartel de Medellín, Fabio Ochoa Vásquez, de 67 años, luego de pagar más de 20 años de prisión en EUA.
Lo recibió Migración Colombia.
Fue liberado.
🛬📢 pic.twitter.com/sLoRVb4jHj— ¡Es tendencia en Colombia 🇨🇴! (@TendenciaEnX) December 23, 2024
Ochoa, 67 vjeç dhe vëllezërit e tij më të mëdhenj mblodhën një pasuri kur kokaina filloi të vërshonte SHBA-në në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980, sipas autoriteteve amerikane, deri në atë pikë sa në vitin 1987 ata u përfshinë në listën e miliarderëve të revistës Forbes.
Duke jetuar në Miami, Ochoa drejtonte një qendër shpërndarjeje për kartelin e kokainës që dikur drejtohej nga Pablo Escobar.
Escobar vdiq në një shkëmbim zjarri me autoritetet në Medellín në 1993.
Së bashku me dy vëllezërit e tij më të mëdhenj, Juan David dhe Jorge Luis, Ochoa iu dorëzua autoriteteve kolumbiane në fillim të viteve 1990, sipas një marrëveshjeje në të cilën ata shmangnin ekstradimin në SHBA.
#EnVideo “Se acabó esta pesadilla”, aseguró Fabio Ochoa Vásquez a su llegada al aeropuerto El Dorado de Bogotá, y agregó que no contempla ser gestor de paz: “No he pensado en eso, soy un hombre de paz, pero no lo he considerado”. pic.twitter.com/b1wCDS6DLP
— BluRadio Colombia (@BluRadioCo) December 23, 2024
Tre vëllezërit u liruan nga burgu në vitin 1996, por Ochoa u arrestua përsëri tri vjet më vonë për trafik droge dhe u ekstradua në SHBA në vitin 2001.
Ai ishte i vetmi i dyshuar në atë grup që zgjodhi të shkonte në gjyq, duke rezultuar në dënimin e tij dhe një dënim me 30 vjet.
Të pandehurit e tjerë morën dënime shumë më të lehta burgimi sepse shumica e tyre bashkëpunonin me qeverinë. /Telegrafi/