Site icon Telegrafi

Blinken: SHBA po punon fort për të ndaluar përhapjen e konfliktit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbajtur një konferencë shtypi në Bagdad, Irak.

Ai thotë se pati një takim produktiv me kryeministrin irakian, Mohammed Shia’ Al Sudani, ku tha qartë se po punohet që konflikti mos të prek edhe vendet e tjera.

Lexo po ashtu Blinken me vizitë të papritur në Bregun Perëndimor, presidenti palestinez tregon se çka i premtoi zyrtarit amerikan

“Ne patëm një bisedë të mirë dhe të sinqertë. Ne po punojmë shumë që konflikti në Gaza të mos përshkallëzohet tek vendet e tjera”, deklaroi zyrtari amerikan, raporton skynews.

Blinken thotë se Izraeli ka ngritur pyetje të rëndësishme se si do të funksionojnë pauzat humanitare dhe SHBA-ja “duhej t’u përgjigjej atyre pyetjeve”.

Ai thotë se “është e rëndësishme që pushimi humanitar të zgjidh disa çështje – njëra prej tyre janë pengjet. Ne jemi të fokusuar në rikthimin e tyre në shtëpi”.

Blinken vazhdon duke thënë se “të gjithë do të mirëprisnin një pauzë humanitare”.

Ai gjithashtu vë në dukje se Sudani po punon me forcat e sigurisë për të ndaluar sulmet nga grupet e milicisë.

Lexo po ashtu Izraeli arsyeton sulmet ndaj spitaleve: Hamasi po i shfrytëzon si mburojë

“Asnjë vend nuk dëshiron të ketë grupe milicie të përfshira në aktivitete të dhunshme. Kjo është qartësisht kundër interesave të Irakut”, pohoi Sekretari amerikan i Shtetit.

Ndryshe, Blinken gjatë ditës së sotme papritur u takua në Bregun Perëndimor me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas. /Telegrafi/

Exit mobile version