Blerim Reka: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE të bëhet në pako
Strategjia e Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor korrigjon qëndrimin status quo 15 vjeçar të unionit ndaj këtyre vendeve që pas Agjendës së Selanikut të vitit 2003, vlerëson ish ambasadori Blerim Reka. Megjithatë Reka thotë se kjo do të duhet të ishte një Strategji e anëtarësimit në pako e këtyre vendeve sepse, sipas tij, diferencimi mundëson bllokimin e disa vendeve nga vendet që do të anëtarësohen të parat.
“Qasja e kësaj strategjie nuk është mjaftë e qëlluar sepse dominon qasje selektive dhe diferencuese e cila krijon nga Ballkani Perëndimor, tani një Ballkan me dy shpejtësi. Në trakun më të shpejtë të zgjerimit janë vendosur qartë Serbia dhe Mali i Zi kurse katër shtetet tjera janë, në një mënyrë, në dhomën e pritjes. Kjo sigurisht se nuk është një strategji konzistente dhe në vend të kësaj do të duhej që BE-ja të niste një strategji të anëtarësimit në pako, pra të tërë Ballkanit Perëndimor kur ato do të ishin të përgatitur”, deklaroi sh ambasadori Blerim Reka.
Diana Zhupanoska nga Eurothink vlerëson se përveç obligimeve për vendet që synojnë BE-në siç janë reformat në gjyqësor dhe përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjët, BE-ja ka vendosur edhe detyrime për veten.
“Strategjia është e dykahshme, jo vetëm që jep detyra konkrete për vendet e Ballkanit Perëndimor por vendos detyrime edhe për veten. Strategjia thonë se po në 2025 do të ketë zgjerim por megjithatë paraprakisht BE-ja duhet të jetë e gatshme për këtë” deklaroi Diana Zhupanoska, Qendra për Strategji Evropiane, Eurothink.
Sipas ekspertëve, kjo strategji është paralajmërim i asaj që vendet mund të presin nga raporti I progresit nga Komisionit Evropian.
“Unë pres që në raportin e progresit që do të publikohet në muajin prill për Maqedoninë, vendi do të marrë tani rekomandim të pakushtëzuar pra do t’i hiqen kushtet nga raporti i fundit i progresit dhe shpresoj që Maqedonia së bashku me Shqipërinë t’i fillojë negociatat në vitin 2019”, shtoi Blerim Reka.
“Theksohet qartë se Maqedonia dhe Shqipëria do të marrin rekomandim këtë vit për fillimin e bisedimeve megjithatë edhe pse jepet afat që 2025 të jetë e madhe për disa vende kandidate, nuk thekson për cilat dhe lë hapësirë të mendohet si garë ku vendet mund të arrijnë njëra-tjetrën ose ta kalojnë njëra-tjetrën”, theksoi Diana Zhupanoska.
Raporti i progresit për vendet që synojnë BE-në pritet të publikohet në muajin prill./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?