Në realizimin e këtij synimi ai po ballafaqohet me padrejtësitë e sistemit gjyqësor në Maqedoni, shkruan gazeta Lajm.

“Ideja jonë ishte që të ringjallet kjo fabrikë dhe të fillojë të punojë dhe të punësohen qindra të papunë. Por, tërë këtë projekt tonin e ndërpreu përmbaruesi, i cili ka bërë shumë parregullsi ligjore dhe shumë gjëra që nuk ishin në kompetencën e tij. Përmbaruesi duhet të respektojë Ligjin e përmbarimit e jo ligjin e rrugës, ligjin e njerëzve të influencës. Ne si kreditorë kemi kërkuar të gjendet një rrugë që të gjithë të jenë të kënaqur dhe mos të hasim në dëm asnjëra pale”, thotë Elshani.


Ai akuzon se biznesin e tyre me dokumente të falsifikuara është përzier “Stopanska Banka – Manastir”, e cila me dokumente të falsifikuara ka fituar procesin gjyqësor.

“Janë të njoftuar të gjitha institucionet ndërkombëtare për këtë që po na ndodhë neve si investues të huaj në Maqedoni. Ne po përgatisim lëndën për ta dërguar edhe në Komisionin shtetëror për luftimin e korrupsionit në Maqedoni, me qëllim që të hetohet nëse ka korrupsion në tërë këtë rast. Së fundi, në jemi duke kompletuar tërë dosjen që ta dërgojmë për revizion në Gjykatën e Strasburgut”, thekson i revoltuar biznesmeni shqiptar Besim Elshani. /Telegrafi/