Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se akti terrorist në Banjskë të Zveçanit, rezultoi i pasuksesshëm.
“Akti i agresionit në Banjskë ka ngritur vëmendjen si në Kosovë ashtu edhe tek vendet ndërkombëtare. Raportet mes Kosovës dhe Serbisë pas 11 vitesh dialog nuk kanë përparuar, por kemi një ftohje të theksuar”, tha Bislimi.
Zëvendëskryeministri shtoi se që nga paslufta në Kosovë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka shfrytëzuar situatën e brishtë në veri të Kosovës.
“Vuçiq ka konsoliduar grupe kriminale në të dy anët e kufirit në krye të së cilëve qëndron Radoiçiqi dhe Veselenoviqi. Madje, falë këtyre grupeve kriminale ata siç duket kanë përfituar shifra shumë milionëshe duke përdorur veriun për trafikim droge, dhe ne kemi raste ku kemi gjetur laboratorët e drogës si rezultat i operacioneve të suksesshme të Policisë së Kosovës”, ka thënë Bislimi.
Ai shtoi se veprimet e këtij grupi kriminal kanë qenë jashtëzakonisht agresive.
“Ata në vazhdimësi kanë plagosur dhe vrarë zyrtarë policorë vendorë e ndërkombëtarë. Vuçiq ka glorifikuar veprimet e tyre si veprime atdhetare… ai shkon më tej dhe kërcënon serbët e Kosovës. Për ne si qeveri është e rëndësishme tu themi qytetarëve serbë se kjo nuk është e vërtetë, dhe se interesimi i vetëm i qeverisë është integrimi i tyre”, ka thënë Bislimi.
Ai ka shtuar se faktet për sulmin në Banjskë janë të pamohueshme.
“U pa se Vuçiqi dhe Radoiçiqi ishin pas këtij agresioni. Ne thërrasim Serbinë që të heq dorë, por duhet të jemi të përgatitur se Serbia nuk do ta bëjë këtë dhe duhet të dimë se ky nuk është akti i parë i tillë, e nuk do të jetë as i fundit”, tha Bislimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa