Drekë e mrekullueshme për të gjithë familjen

Me bukë taze dhe sallatë të stinës, kjo gjellë do të bëhet një vakt që do të mbahet në mend.


Përbërësit:- 450 gr bishtaja- 200 gr mish të grirë (mish viçi ose sipas dëshirës tuaj)- 1 qepë e kuqe- 3-4 thelpinj hudhër- majdanoz i freskët- 1 karotë mesatare- kripë- piperPërgatitja:

Prisni imët qepën, hudhrën dhe karotën me dorë ose në një grirës elektrik, transmeton Telegrafi.

Kaurdisni perimet në pak vaj dhe ujë, më pas shtoni mishin e grirë dhe përziejini të gjitha. Ndërkohë, ziejini bishtajat në ujë me kripë.

Kombinoni bishtajat gjysmë të ziera me mishin dhe perimet e tjera dhe ziejini derisa të avullojë i gjithë lëngu.

Spërkateni me majdanoz të grirë dhe shërbejeni.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.