Në asnjë xhami të Kosovës, sot nuk është falur namazi i xhumasë. Besimtarët myslimanë kanë respektuar vendimin e BIK-ut për të pezulluar për një kohë lutjet e përbashkëta, si masë për mbrojtjen ndaj coronavirusit.
Myftiu Tërnava sot në kohë të xhumasë iu adresua të gjithë besimtarëve duke kërkuar më shumë durim dhe solidaritet me njëri-tjetrin.
“Në këtë kohë, më shumë se kurrë na duhet sabri-durimi, solidariteti me tjetrin, ndihmat për tjetrin, mbështetje për ata që po përballën në vijën e parë të frontit me covid-19, që po bëjnë gjithçka që t’i shërojmë të prekurit nga ky virus vdekjeprurës”, thuhet në adresimin e myftiut Tërnava.
Ky është mesazhi i plotë i tij:
“Sot, e gjej të rrugës që përmes kësaj lidhje të jam me ju e para jush në këtë ditë xhumaje e në vigjilje të natës së madhe të Isras e Miraxhit. Lus Allahun e Madhëruar që të gjithë të përfitojmë së bashku nga mirësitë e begatitë e xhumasë e natës së Isras e Miraxhit po sigurisht edhe nga muajt e mëdhenj në të cilët veçse kemi hyrë.
Vëllezër e motra, si e tërë bota edhe vendi ynë ka disa ditë që është prekur nga virusi Covid -19, që tashmë ka marrë përmasat e pandemisë, dhe si e tillë po paraqet një sfidë për njerëzimin anë e kënd globit.
Për të ruajtur shëndetin e popullatës sonë, për të ruajtur jetën e çdo njërit nga ne, institucionet kompetente të vendit kanë marrë një sërë masash e të cilat jemi të obliguar që t’i respektojmë në mënyrë rigoroze të gjithë, në këtë kuadër edhe Kryesia e BIK ka ndërmarrë një sërë masash që të parandalojmë infektimin nga virusi Covid -19.
Një ndër hapat që kemi marrë është edhe pezullimi i përkohshëm i namazit të xhumasë, dhe i namazeve të tjera në xhami. Krejt kjo për të ruajtur shëndetin tonë, për të ruajtur qoftë edhe një jetë njeriu dhe për ta tejkaluar këtë sfidë me sa më pak dëme.
Mirëpo, kjo nuk do të thotë që ne të lemë anash obligimet tona ndaj Krijuesit, namazet tona do t’i falim në shtëpitë tona, bashkë me familjet tona, nuk do e falim namazin e xhumasë, por do falim namazin e drekës, do të bëjmë lutje e dua që Zoti i Madhëruar të na jap durim, forcë e moral për të dal sa më parë nga kjo gjendje.
E kemi për obligim, që së pari të ruajmë shëndetin tonë, të kujdesemi për familjet tona, të kujdesemi e të mbështesim farefisin dhe të gjithë ata që kanë nevojë.
Në këtë kohë, më shumë se kurrë na duhet sabri-durimi, solidariteti me tjetrin, ndihmat për tjetrin, mbështetje për ata që po përballën në vijën e parë të frontit me covid-19, që po bëjnë gjithçka që t’i shërojmë të prekurit nga ky virus vdekjeprurës.
Vëllezër e motra
Nga historia e dimë që ndër më të sprovuarit kanë qenë pejgamberët e Zotit, mirëpo ka qenë besimi në Zotin që ka bërë që me durim i kanë tejkaluar sfidat me të cilat janë përballuar. Ata na kanë porositur edhe ne- pra besimtarëve që ndjekim shembullin e tyre, të jemi të disiplinuar dhe të vendosur që t’ia dalim. Për këtë qëllim Zoti në shumë ajete Kuranore na ka mësuar duke na thënë, se“ vërtetë Allahu është me durimtarët”, “Përgëzoji durimtarët”, “Allahu i do durimtarët”!
Andaj duke u siguruar nga çka thamë më lartë mund të themi se për asnjë moment nuk duhet humbur besimin tek vetja dhe se mëshira e Zotit është me ne. Ne duhet të bëjmë më të mirën që ta tejkalojmë këtë gjendje gjithnjë duke lutur Zotin për mëshirë e rahmet ndaj nesh.
E gjejë të udhës që të lutemi për shërimin e të gjithë atyre që janë prekur nga virusi.
T’i lutemi Zotit të na ruaj, e të mos na sfidoj me virus, sepse viruset nuk njohin kufi, nuk njohin moshë, nuk njohin gjini, nuk njohin etni e nuk njohin as profesion. Pra na duhet vigjilencë, besim, profesionalizëm, urtësi e unitet që ta ruajmë shëndetin e popullit tonë.
Në këtë ditë xhumaje ftojë të gjithë që të bëjnë më të mirën për vendin e popullin.
Në kohën kur ne po përballemi me pandemi, Kosovës iu shtua edhe një sfidë tjerë- kriza institucionale e politike e vendit.
Në emër të juaj, për hirë të vendit, e të popullit, i drejtohem të gjithë spektrit institucional e politik që në këtë situatë të lënë me një anë interesat politike por të jenë unik në tejkalimin e kësaj sfide. Populli i Kosovës nuk e meriton edhe sfidën politike, nëse ne jemi të pafuqishëm kundrejt këtij virusi, besoj fuqishëm se krizën institucionale e politike mund ta shmangim.
Të dashur vëllezër sot na duhet uniteti veprues, jo ndarja e përçarja, prandaj besoj se ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar ne këtë situatë.
Ne duhet ta lëmë politikën mënjanë, dhe të bashkohemi të gjithë së bashku si një komb dhe një familje. E ardhmja jonë do të jetë me e mirë dhe e ndritshme kur ne jemi të bashkuar.
Vëllezër e motra
Më lejoni që bashkërisht të shprehim lutjen tonë drejtuar Krijuesit , që të gjithë të prekurit me virusin Covid -19 të shërohen, të mbështesim mantel bardhët për punën e shkëlqyer që po bëjnë në përballje me këtë sfidë të rëndë, të lutemi që sa më parë mjekësia të gjejë ilaçin e duhur edhe për këtë virus, të kujdesemi për nevojtarët, të jemi pranë njëri tjetrit e me njëri tjetrin.
Po ashtu ju ftoj që të shtojmë lutjet e ibatedet tona, të falim më shumë namaz, të lexojmë Kuran e të bëjmë dhikër.
Të përfitojmë nga nata e bekuar e Israsë e Miraxhit, nga mësimet e porositë e tyre, pikërisht nga Miraxhi i pejagamberit kemi hedije- dhuratën më të çmuar e që është namazi, me të cilin ne jemi më afër rahmetit e razisë së Zotit.
Ska dyshim se Zoti i do durimtarët, sikurse që i do ata që përballën me sfidat e jetës me besim të palëkundur në Zotin, vërtetë kjo gjendje për ne është sfidë – porse sfidën ne duhet fituar, këtë do ta fitojmë me besim, durim e disiplinë dhe duke respektuar vendimet e udhëzimet e institucioneve kompetente e profesionale.
Zoti na ndihmoftë të gjithëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
ASH e Selës kërkon që Gashi ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për Ilire Dautin
Osmani për masakrën e Reçakut: Kujtesa jonë është mburojë kundër harresës
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri