LAJMI I FUNDIT:

Besart Gërguri, fitues në Fokus 2008

Besart Gërguri, fitues në Fokus 2008

Konkursi "Fokus", është një aktivitet artistik për evidentimin dhe vlershmin e fotografisë artistike, tashmë konkurs ndërkombëtar, ku tash e tre vite mbledh fotografë profesionalë nga e gjithë bota, duke u bërë edhe një pike takimi i përvitshëm, ballafaqimin e këtyre vlerave në një bote e cila u përket te gjithëve.

Në ketë ekspozitë të mbajtur në Fier, përveç personaliteteve të njohura të artit në Fier, e më gjere, të pranishëm kanë qenë kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj dhe Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj.

Në ketë ekspozite janë paraqitur rreth 68 fotografi artistike nga fotografë profesionistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Holanda, Gjermania dhe shumë shtete të tjera të Evropës dhe kontinentit amerikan.

Te gjitha fotot artistike që patën "shansin" të ekspozohen janë përzgjedhur nga një juri profesioniste të përbëre nga:


Aldo Pavan – gazetar dhe fotograf italian, i pavarur gjithashtu, ka ligjëruar në vende të ndryshme sikurse Istituto di Formazione per il Giornalismo De Martino of Milan, njihet një ndër ligjëruesit më të mëdhenj për master fotografi në ketë Institut,
Albes Fusha –pedagog i Fotografisë në Akademinë e Arteve, Shqiperi
Osman Demiri – fotograf nga Maqedonia; dhe pas vlerësimit të tyre i ndanë tre çmime:

Vendi i parë Besart Gërguri – Kosove “Ajo mund te flase” (“She can talk”)

Vendi i dytë Darko Stanimirovic – Serbi – “Pylli i mallkuar me lule” (“The cursed forest…”)

Vendi i tretë Brilanta Kadillar- Shqiperi, “Garderoba” (“The Wardrobe”)

Per me teper mund te shikoni edhe ne faqen zyrtare te konkursit http://fokus-al.com/index/ .

Besarti është vetëm 18 vjeç dhe nxënës i shkollës së mesme. Ka filluar te interesohet me fotografinë që përpara dy vitesh (2006), ai gjithashtu merret edhe me Dizajn Grafik, ku talenti i tij shprehet ne agjencinë kreative “Trokit” në Prishtine.

Pavarësisht nga mosha e re, spikatet talenti i tij në përpunimin dhe paraqitjen e ideve të personale. Megjithëse praktikon zhanre të ndryshme, duket sikur është më i fokusuar në portrete dhe psikologji.

Për më tepër mund te shikoni edhe ne faqen zyrtare te konkursit, http://fokus-al.com/index/ si edhe në faqen personale të Besartit, www.besartgerguri.com