Ish-ylli i Real Madridit, Karim Benzema ka marrë pjesë në programin “Los Amigos de Edu” me gazetarin Edu Aguirre, ku ka diskutuar për tema të ndryshme. 

Sulmuesi francez reflektoi mbi karrierën e tij të mrekullueshme në ‘Santiago Bernabeu’ teksa diskutoi edhe për aventurën e tij aktuale në Arabinë Saudite. 


Benzema zbuloi se ai u largua nga Real Madridi në kohën e duhur, pasi ka arritur gjithçka që mund të arrinte. 

Pasi fitoi një sërë titujsh dhe siguroi Topin e Artë, ai u ndje se ishte më mirë të largohej në formë të lartë se sa të rrezikonte që niveli i tij të bie sezonin e ardhshëm. 

benzema 1

“Unë kam bërë gjithçka. E nisa si fëmijë dhe i dhashë fund si burrë. Me të gjithë titujt dhe Topin e Artë, unë doja të largohesha me kokën lartë. Askush nuk e di se si do të paraqitesha vitin e ardhshëm”. 

Ai gjithashtu qartësoi se nuk e kishte në plan që t’i bashkohej ndonjë klubi i cili konkurron direkt me Real Madridin, si Paris Saint-Germaini apo Manchester City. 

“Për mua, Real Madridi është klubi më i mirë në botë dhe nuk doja të shkoja dhe të konkurroja për një tjetër skuadër që mund të konkurrojë ndaj Madridit si PSG ose City”. 

Sa i përket aventurës në Arabinë Saudite, Benzema u shpreh se ndihet rehat atje dhe ndonëse është shumë më ndryshe se sa tek Real Madridi, natyra konkurruese mbetet e njejta. 

“Ndihem mirë këtu, i qetë. Nuk është njësoj si në Madrid, ani pse këtu ju duhet të fitoni gjithmonë. Çdo vit niveli rritet dhe ata kërkojnë tituj nga ju”, përfundoi ai./Telegrafi/

telegrafi sport app