Benzema: Mund të jetë sezoni im më i mirë te Real Madridi – pa shokët e skuadrës nuk arrihen trofetë

Dy ditë pas het-trikut të tij, Karim Benzema rishikoi në televizionin e klubit ku foli për rikthimin e madh të Real Madridit kundër PSG-së, në të cilin ai u konsideruar si hero i Los Blancos.
Nata u bë edhe më e veçantë për Karimin, i cili i së bashku me skuadrën kaloi në çerekfinale, por në nivelin personal, ai kali Alfredo Di Stefanon si golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Real Madridit me 309 gola.
Sulmuesi i madh francez ka folur për arritjet e tij dhe gjithçka tjetër që po kalon këtë sezon.
Kujtimet e asaj nate të madhe: “Ishte një natë e paharrueshme, për kualifikimin, për atmosferën, për golat, për rikthimin…”.
🙌 #NuevaFotoDePerfil 🙌 pic.twitter.com/hXiqg7vXqw
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) March 10, 2022
Heroi në rikthim: “Jam i lumtur dhe krenar, por ishte përpjekja e gjithë ekipit, e atyre që ishin në fushë, e atyre që nuk mundën të hynin, e shokëve të skuadrës, e trajnerëve… Ishte një natë magjike për të gjithë”.
Shpirti i rikthimit: “Kam pasur një parandjenjë për këtë ndeshje. Pas ndeshjes së parë isha tashmë i përgatitur dhe i fokusuar për ndeshjen e dytë. Të gjithë e nisëm lojën me shumë entuziazëm dhe të gatshëm për të luajtur një ndeshje të madhe. Kemi shumë besim tani pasi mundëm PSG-në”.
✨ 𝙍𝙀𝙎𝙐𝙈𝙀𝙉 ✨
🆚 @realmadrid 3-1 @PSG_espanol
💪 ¡REMONTADA ÉPICA!#UCL pic.twitter.com/dmXw7pi59G— Real Madrid C.F. (@realmadrid) March 10, 2022
Ndeshja e tij më e mirë me Los Blancos: “Nuk e di nëse është një nga ndeshjet e mia më të mira me Madridin, më kujtohet edhe finalja e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit… Ishte një lojë shumë e madhe, por jo vetëm e imja, për të gjithë”.
Sezoni i tij më i mirë: “Mund të jetë, sepse çdo vit dua të përmirësoj atë të mëparshmin”.
Golashënuesi i tretë më i mirë në klub: “Të kalosh Di Stefanon është një ëndërr sepse ai është një legjendë e Real Madridit. Më kujtohet përqafimi që më bëri në prezantimin tim me Real Madridin. Të jem në nivelin e tij më bën shumë të lumtur dhe më jep më shumë forcë për t’u ngritur. Mbaj mend që ai më tha: ‘Shijoje këtë klub të madh’”.
👕🤝 Camiseta conmemorativa como tercer máximo goleador de la historia del Real Madrid.
3️⃣0️⃣8️⃣ Di Stéfano
3️⃣0️⃣9️⃣ @Benzema #RealFootball pic.twitter.com/g9xf2gk7JP— Real Madrid C.F. (@realmadrid) March 11, 2022
Rëndësia e ekipit: “Brenda një ekipi ka gjithmonë lojtarë që bëjnë diferencën, por ata nuk mund ta bëjnë vet. Nëse ekipi im është në më të mirën e tij, e di që do të jem edhe unë në më të mirën. Ne të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin”.
Rritja si lojtar: “Unë punoj shumë çdo ditë, dhe tani më shumë se kurrë. Kam nënshkruar për të fituar tituj, nuk e mendoja se do të shënoja kaq shumë gola. Gjithmonë kam dashur të jem në kujtimet e njerëzve dhe mendoj se jam në rrugën e duhur”.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) March 10, 2022
Një shenjë në Madrid: “Doja të kisha sukses në Madrid dhe pak nga pak po shkoj në drejtimin e duhur. Ndihem si në shtëpinë time, më pëlqen Madridi dhe njerëzit. Më pëlqen çdo ditë këtu”.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kanë filluar hetimet ndaj Lautaro Martinez, përballet me dënim për fyerjet që ka bërë gjatë ndeshjes Inter-Juventus

Arne Slot ka gjetur alternativën perfekte të Van Dijk për të zgjidhur problemet e Liverpoolit

Hansi Flick më në fund e pranon se ku gaboi në barazimin përballë Atletico Madridit

Hansi Flick konfirmon lëndimin e yllit të Barcelonës

Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Chelsea nis bisedimet për transferimin e yllit të Milanit, ofron 100 milionë euro

Betisi i shkakton probleme të mëdha Real Madridit me fitoren në "Benito Villamarin"

Nxehet gara për Kimmich, tre gjigantët evropianë shkojnë 'kokë më kokë' për gjermanin

Florentino Perez i ofron mbështetje yllit të Real Madridit që mori abuzime racore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk