Sulmuesi francez, Karim Benzema po mendon seriozisht largimin dhe rreth opsioneve të tjera për të ardhmen e tij larg Real Madridit.

Benzema më herët këtë vit ka nënshkruar vazhdimin e kontratës edhe për disa vite me skuadrën mbretërore spanjolle.


Por, sipas Don Balon, pavarësisht nga nënshkrimi i një kontrate të re këtë sezon, sulmuesi francez po konsideron të ardhmen e tij.

benzema

Sulmuesi francez po shqyrton seriozisht largimin në fund të këtij sezoni aktual dhe synimi i tij është të kthehet në shtëpi, pra në Francë.

Një ofertë për shërbimet e tij dhe për pagën që do të fitoj thuhet se është në tavolinë nga gjiganti francez, Paris Saint-Germain.

Mediumi spanjoll thekson se edhe Benzema është tunduar nga kjo ofertë pasi mësoi se do të arrinte në klub si zëvendësim për uruguaianin Edinson Cavanin.

PSG është e bindur se Presidenti i Realit, Florentino Perez do të jetë gati ta lejoj largimin e sulmuesit nëse ato do të tregojnë interes konkret.

Çmimi i Benzemas në treg mendohet të jetë rreth 80 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app