LAJMI I FUNDIT:

Bëni vaj shumë djegës në shtëpi: Ju nevojiten vetë tre përbërës

Bëni vaj shumë djegës në shtëpi: Ju nevojiten vetë tre përbërës

Natyral dhe pa aditivë artificialë

Vaji djegës është një zgjedhje e shkëlqyeshme kur dëshironi të shijoni një pjatë dhe t’i shtoni një aromë pikante.

Është bërë nga vetëm tre përbërës dhe është një shtesë e shkëlqyer për sallatat, pjatat e gatuara, si dhe makaronat.


Ju duhet një kohë minimale dhe do të merrni një salcë të mrekullueshme djegës pa asnjë aditiv artificial, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 2 filxhanë vaj (i lulediellit apo vaj ulliri),
– 2 lugë speca chili (shumë djegës) të tharë pluhur,
– 2 speca chili të plotë.

Përgatitja:

Në tigan të nxehur në zjarr, shtoni dy lugë vaj (sugjerohet vaj ulliri), pastaj hidhni sipër specin chili të bluar dhe dy speca chili të plotë.

Zieni disa minuta, derisa specat të skuqen.

Pastaj shtoni edhe pjesën e mbetur të vajit dhe ngroheni pak tretjen.

Hiqeni nga shporeti dhe lëreni që të ftohet tërësisht në temperaturë dhome.

Kur të ftohet, hidheni në kavanoza qelqi bashkë me specat e plotë.

Mbajeni në një vend të errët.

/Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Pogaçe të bukura

Pogaçe të bukura

Kuzhina
Recetë unike: Shakshuka me vezë bio REA’s

Recetë unike: Shakshuka me vezë bio REA’s

Kuzhina
E parezistueshmja: Torta reformë

E parezistueshmja: Torta reformë

Qulli nga hikrra

Qulli nga hikrra

Rizoto me pulë dhe borzilok

Rizoto me pulë dhe borzilok

Pjata kryesore
Byrek me mish të grirë sipas recetave të gjysheve tona

Byrek me mish të grirë sipas recetave të gjysheve tona

Nga duart tua
Kalo në kategori