LAJMI I FUNDIT:

Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Bedri Hamza e ka filluar fjalimin e tij duke i falënderuar përkrahësit, familjen dhe gjithë qytetarët që i qëndruan afër gjatë kësaj kohe.

“Faleminderit e madhe, në këtë shesh të madh, në këtë festë të madhe të demokracisë. Faleminderit edhe mijëra vullnetarëve, aktivistëve që kanë organizuar çdo tubim, çdo bashkëbisedim dhe që e kanë mundësuar këtë finale të madhe sonte këtu me ju. Ju falënderoj nga zemra! Faleminderit të gjithë juve që jeni sonte këtu, në këtë mbrëmje të ftohtë, por me zemra të nxehta, me zemra të mbushura plot me dashni për njëri-tjetrin. Me zemra të inspiruara nga bashkimi që e kemi dëshmuar të gjithë në këto javë e muaj të fushatës sonë pozitive. Faleminderit që erdhët për ta festuar përmbylljen e fushatës”, ka thënë Hamza.


Hamza ka shtuar se ky takim i sotëm nuk është vetëm dita e fundit para votimit, por edhe takim para ditës së parë kur qytetarët do t’ia japin mandatin për të qeverisur.

“Fushata ishte rrugëtim i gjatë! Dhjetëra mijëra qytetarë na pritën gjithandej nga fshatrat malore të Sharrit e deri te Shala e Bajgorës, nga qytetet e bukura të Dukagjinit e deri te Drenica historike. Nga Ferizaji i biznesit e deri në Gjilan. Dhe ja ku jemi sonte në Prishtinë. Në sheshin “Zahir Pajaziti”. Në sheshin që mban emrin e njërit prej heronjve më të mëdhenj të UÇK-së, ku jo shumë larg nga këtu e kemi edhe Nënë Terezën dhe Skenderbeun, ndërsa atje më poshtë bulevardet Bill Klinton dhe Xhorxh Bush. Në këtë shesh me shumë simbole historike, ju sonte po e jepni provimin e fundit. Provimin e fushatës pozitive, fushatës njerëzore, fushatës për jetë të dinjitetshme dhe ekonomi të zhvilluar”.

“Kjo ishte fushatë, ku i kujtuam edhe fillet e luftës dhe sonte përsëri e kujtojmë presidentin Hashim Thaçi, kryetarin Kadri Veseli, bacën Jakup, Rexhën dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tyre. Presim të na vijnë sa më shpejtë që të gjithë”, ka thënë Hamza.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Imami Labinot Maliqi organizon iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

Imami Labinot Maliqi organizon iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori