Julian Alvarez mund të largohet nga Manchester City, por gjasat janë të vogla që të ndodhë një gjë e tillë.
Sulmuesi argjentinas është një rezervë e Erling Haaland, edhe pse cilësitë e tij janë shumë të mëdha dhe ka bërë mirë përkundër hapësirave të vogla.
23-vjeçari ka zhvilluar 48 ndeshje zyrtare, kryesisht si i inkuadruar nga banka rezervë duke realizuar 17 gola e duke asistuar në pesë të tjerë.
Bayern Munich është duke u interesuar për transferimin e tij, por City nuk dëshiron të heq dorë përfundimisht nga argjentinasi.
Edhe pse te City janë të vendosur për ta mbajtur, Bayern do të tentoj me çdo kusht transferimin e argjentinasit gjatë afatit kalimtar veror.
City nuk do ta lejoj largimin e tij si huazim, por një ofertë e parefuzueshme mund të bëj kampionët e ri të Anglisë të ndryshojnë mendje.
23-vjeçari iu bashkua Cityt një vit më parë nga River Plate me kampionët e Anglisë që paguan vetëm 21 milionë euro për transferimin e tij.
Ndërkohë sot Alvarez konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe vlerësohet mbi 70 milionë euro. /Telegrafi/