Bayern Munich fiton më lehtë se sa është menduar ndaj RB Leipzig, Nagelsmann mposht ish-skuadrën e tij

Bayern Munich ka shënuar fitore si mysafir i RB Leipzig me rezultat 4-1 në kuadër të javës së katërt të Bundesliga,.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për bavarezët, kur fituan penallti në minutën e 10-të.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Robert Lewandowski për 1-0.
Pjesa e parë nuk solli më gola, ndërsa e dyta ishte më atraktive.
Me të filluar fraksoni i dytë, në skenë doli i riu Jamal Musiala, i cili asistimin e bukur të Alphonse Davies e ktheu në gol për 2-0.
Në minutën e 54-të, Bayern Munich shënoi edhe golin e tretë në këtë ndeshje. Leroy Sane me një goditje nga afër shënoi për 3-0.
Por në minutën e 58-të, Konrad Laimer pas asistimit të Kevin Kampl shënoi për 3-1.
Në fund në listën e shënuesve u gjend edhe Choupo Moting që shënoi për 4-1.
Skuadra e Julian Nagelsmann, mori tri pikë, ky i fundit ndaj ish-skuadrës së tij. /Telegrafi/


















































