Ky është momenti kur një shtëpi private brenda pak sekondave, përfshihet e tëra nga zjarri dhe zhurma që vinte nga kuzhina.
Si pasojë e kësaj janë dërguar në spital për trajtim pesë persona, pasi shtëpia e tyre në Illingworth në West Yorkshire të Anglisë u përfshi nga zjarri, transmeton Telegrafi.
Departamenti i zjarrfikësve dhe ekipet e shpëtimit i kanë publikuar pamjet, për të ngritur vetëdijen tek qytetarët për rrezikun e baterive të litiumit.
Në video mund të shihet pronari i shtëpisë duke zbritur shkallëve, kur bateria e motoçiklete elektrike që po mbushej në shtëpi shpërthen brenda shtëpisë.
Pak sekonda më pas e tërë shtëpia përfshihet nga zjarri, ndërsa pronari vrapon për t’i shpëtuar më të dashurit e tyre. /Telegrafi/