Basketbollisti i Suns, Canaan pëson një dëmtim të tmerrshëm pasi bie në parket pas bllokadës që pëson (Video)

5:"© AP
Basketbollisti i Phoenix Suns, Isaiah Canaan pësoi një dëmtim të tmerrshëm natën e së mërkurës.
Ai ka thyer kyçin e këmbës gjatë një kërcim nën kosh në fitoren kundër Dallas Mavericksit me rezultat 102-88.
E gjitha ndodhi në sekondat e fundit të çerekut të parë, kur Kanaani u bllokua prej Wesley Matthewsit dhe ra në parket.
Gjatë rënies në parket, ai rrotulloi këmbën pothuajse 180 gradë në drejtimin e gabuar.
Mjeku i ekipit Tom Carter i rrotulloi këmbën duke i vendosur në pozicionin e duhur.
Ai më pas u largua nga palestra sportive me një barelë dhe u dërgua në spital privat për të verifikuar dëmtimin. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/02/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































