Brenda muajit maj do të përfundojë plani detal për projektin e “Bashkimit të Qytetit” në komunën e Ferizajt, që pastaj të fillojë procesi i tenderimit që do t’i hap rrugë edhe fillimit të realizimit të këtij projekti.
Kështu ka bërë të ditur i pari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili është shprehur se ky projekt do të zhbllokojë kaosin urban në këtë komunë, ndërsa, kostoja e këtij projekti do të jetë 2.5 milionë euro.
Aliu për KosovaPress ka thënë se me ndërtimin e nënkalimit për vetura përveç eliminimit të kaosit në komunikacion do të bëhet edhe ruajtja e këmbësorëve, si dhe do të mundësohet qasje e lehtë nga rruga “Vëllezërit Gërvalla” e deri tek rruga “Madeleine Albright”.
“E kemi përzgjedhur njërën prej ideve dhe tashmë kjo ide është duke u bërë me projekt detal dhe po besoj se brenda muajit do të përfundoj projekti detal do të filloj procesi i tenderimit dhe pas përfundimit të procesit tenderues edhe të fillojë faza e realizimit të këtij projekti. Dhe të projekteve të tjera që lidhen me këtë, sepse janë disa nënkalime të tjera që janë pjesë e projektit të “Bashkimit të Qytetit” që e kam quajtur në kuptimin simbolik. Në fakt Ferizaj do të transformohet do të jetë një qytet që do të jetë shumë atraktiv përmes këtyre projekteve dhe këto projekte në fakt janë projekte të para që realizohen në një qytet të Kosovës, kjo edhe për faktin se Ferizaj e ka hekurudhën dhe kjo i ka mundësuar që pikërisht ne të mendojmë për projekte të tilla, por, do të jetë një qytet atraktiv për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që ta vizitojnë Ferizajn pas përfundimit të këtyre projekteve”, tha ai.
Kreu i Ferizajt ka potencuar se nënkalimi do të përmbajë parkingje nëntokësore, pjesë tregtare.
“Tuneli do të jetë edhe me pjesë të parkingjeve nëntokësore dhe me pjesë ku do të ketë pjesë tregtare ku qytetarët edhe do të qarkullojnë me automjete edhe do të qarkullojnë si këmbësorë. Por, në të njëjtën kohë do të kenë edhe hapësira parkimi, po edhe hapësira për të blerë diçka nga ajo që mund të ofrohet dhe e gjithë kjo pjesë është nën tokë, do të thotë është tunel që do të jetë përafërsisht 700 metra i gjatë, por që do të zgjerohet përgjatë këtij tuneli përmes këtyre objekteve… është në pjesën që e lidh rrugën “Vëllezërit Gërvalla” që është një prej arterieve kryesore të qytetit për të kaluar përgjatë hekurudhës dhe për të dal në rrugën “Madeleine Albright” dhe pastaj për tu shpërndarë në rrugët tjera të qytetit të Ferizajt”, bëri të ditur ai.
Nënkalimi për vetura është vetëm pjesa e parë e këtij projekti, pasi që ky projekt përmban edhe dy pjesë të tjera, siç është mbikalimi dhe vazhdimi i nënkalimit ekzistues.
Mbikalimi hekurudhor do të jetë në rrugën “Ahmet Kaçiku”, i cili sipas kryetarit Aliu do të mundësoj kalimin e hekurudhës nga qytetarët në mënyrë të sigurt dhe qasje e lehtë edhe për personat me aftësi të kufizuara. Mbi të gjitha Aliu thotë se do të bashkoj dy pjesët e qytetit.
Ndërsa, pjesa e fundit e projektit të “Bashkimit të Qytetit” është vazhdimi i nënkalimit ekzistues në komunën e Ferizajt.
I pari i Ferizajt, Agim Aliu është shprehur se faza e realizimit të këtyre projekteve për qytetarët do të jetë e mundimshme, pasi që ka të bëjë me qendrën e qytetit dhe do të ketë telashe sa i përket qarkullimit. Por, ai pret se do të ketë mirëkuptimin dhe durimin e qytetarëve deri tek finalizimi i këtij projekti
E qytetarët po e mirëpresin këtë projekt të komunës së Ferizajt. Shaban Neziri banor i kësaj komune thotë se ky projekt është i domosdoshëm, pasi sipas tij në këtë gjendje që sot është kjo komunë nuk mund të zgjas shumë.
“Gjithçka që bëhet për të mirë të qytetarëve është i mirëseardhur. Nuk kam informacione se si do të jenë këto nënkalime, por normal Ferizaj në këtë gjendje qysh është momentalisht nuk mundet me zgjat edhe shumë. Pasi që qyteti po rritet, njerëzit po shtohen, infrastruktura po mbetet e njëjtë, kështu që patjetër që duhet me bë një zgjidhje për lëvizje të qytetarëve dhe të jetëve gjithashtu, mos të flas për infrastrukturën tjetër. Por, deri atëherë besoj që ka shumë punë se edhe infrastruktura përcjellëse duhet të rregullohet, nuk është çështja që vetëm një nënkalim do ta zgjidh problemin. Në këtë aspekt duhet të shikohet në përgjithësi të bëhet zgjidhja si për infrastrukturën nëntokësore ashtu edhe për këtë infrastrukturën që është për shërbim të qytetarëve si nënkalimet, rrugë, hekurudha që është një problem qysh e dimë krejt dhe ndikon direkt në sigurinë e qytetarëve”, tha ai.
Edhe banori tjetër i Ferizajt, Elmi Muhedini, është shprehur se projekti i tillë është shumë i mirë, në radhë të parë për të ofruar siguri për qytetarët.
“Për Ferizaj është shumë projekt i mirë, tash nuk e di sa do të mund të realizohet, por sikur të ishte realizuar do të kishte qenë shumë mirë. E di që kryetari i ri e ka marrë me buxhet shumë të dobët komunën se është mbet borxh, por të ja lëmë të ardhmes ta shohim sa ka mundësi të punohet në atë drejtim”, tha ai.
Si projekt të mirë dhe të nevojshëm po e shohin edhe organizatat që merren me monitorimin e punës së kësaj komunë. Drejtori i rrjetit të organizatave “AVONET”, Kenan Gashi e quan projekt të domosdoshëm për sigurinë e qytetarëve të Ferizajt.
“Është një përparësi e madhe që qyteti nuk do ta ketë më formën e ndarjes dhe natyrisht do të jetë një frekuentim më i madh, më i lehtë dhe më i mundshëm për të gjithë qytetarët, por do të jetë edhe më i sigurt edhe për shkak të hekurudhës. Natyrisht do të jetë mundësi e lëvizjes së lirë të automjeteve, ju e dini që është një kaos urban, një kaos me të cilin tashmë e kemi një qarkullim të vështirë të automjeteve. Ky projekt e lehtëson edhe lëvizjen më të mirë, por natyrisht edhe më të sigurt të automjeteve dhe të qytetarëve”, është shprehur ai.
Po ashtu, Gashi pret që ky projekt të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Rama: Fitorja në zgjedhjet e 11 majit përcakton të ardhmen e vendit

Punimet në rrugën e Komanit, rritet interesi për të investuar në turizëm

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa