LAJMI I FUNDIT:

“Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh”, flet Shukri Buja

“Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh”, flet Shukri Buja

Ish-Komandanti i UÇK-së në Zonën e Nerodimes, Shukri Buja, ka folur për planet dhe përpjekjet që kanë bërë BIA serbe bashkë me shqiptarë të Kosovës që ta shpikin një shtëpi të verdhë si ajo e Burrelit kinse për trafikim të organeve njerëzore. Kësaj radhe brenda territorit të Kosovës.

Kjo hartë që kinse përshkruan rrugën e trafikimit të organeve njerëzore nga spitali ushtarak i UÇK-së në Mollopolc të Shtimes e deri në Shqipëri, është pjesë aktakuzës për spiunazh, ndaj Muharrem Qerimit dhe Bedri Shabanit.

Specifikisht Bedri Shabani, akuzohet se është autor i kësaj harte.


Në bashkëpunim me BIA-n e Serbisë, qëllimi dyshohet se ishte të shpiket një shtëpi e re e verdhë, në të cilën bëhej kinse trafikim ose transplantim i organeve njerëzore.

Një shtëpi imagjinare dhe e rrejshme si ajo në Burrel të Shqipërisë, pjesë e raportit të Dick Martyt.

Këto informacione dhe plane nuk e kanë befasuar aspak, ish-komandantin e UÇK-së në Zonën e Nerodimes, Shukri Buja.

“Kjo nuk më habit as më herët e as tani… janë tepër me vonesë institucionet, për 15 vjet, këto pretendimet e Serbisë për trafikime të organeve, janë pretendime që kanë qenë qysh më 2010….”, u shpreh Buja për RTV Dukagjini.

Si e komenton hartën ku fabrikohet rruga e trafikimit të organeve nga Kosova në Shqipëri?

Buja tha se “Është një imagjinatë…Të krijosh harta të tilla duhet të jesh njeri që di të imagjinosh diçka të tillë, jashtë realitetit. Ne e kemi pasur spitalin ushtarak, e kishim vetëm shërbimin spitalor nga mjekët…”

Prap nga Serbia propagandë për trafikim organesh njerëzore, cili është realiteti?

“Po në atë kohë nuk kemi mundur me mendu për një formë të tille që imagjinohet apo që imagjinata e Shërbimit serb informativ për transplantim të organeve, sepse ne kemi pasur vështirësi të këtyre njerëzve”, tha Buja.

A jeni intervistuar ju nga Gjykata Speciale për spitalin ushtarak në Monopollc të Shtimes?

“Jo sepse unë jam mbrojtur në heshtje, por kanë hetuar bukur gjatë, nuk e di për çfarë kanë hetuar, por për të gjithë luftën çlirimtare dhe në fund kanë rënë ato pretendime, kanë përfunduar ato hetime dhe nuk do të ndiqem për periudhën e luftës”, tha Buja.

Ish-komandanti i UÇK-së tregon se ofensiva serbe i detyroi ta zhvendosin spitalin edhe në dy vende të tjera, në fund në shpellën e Topillës.

Në të gjitha këto hapësira sipas tij pos plagëve të lirisë nuk kishte as kushte e as synim që të kryhen krime të cilat Serbia dhe BIA bashkë me shërbyesit e saj kanë tentuar dhe vazhdojnë të provojnë t’ia montojnë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Politikë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
Kalo në kategori