LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi rajonal, fuqizon bujqësinë

Bashkëpunimi rajonal, fuqizon bujqësinë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Prishtinë, Ilija Strashevski, më të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për programet zhvillimore të kësaj ministrie.

Me këtë rast, ministri e ka njoftuar ambasadorin më hollësisht për programet e këtij viti, me ç’rast ai ka treguar se kanë zgjeruar përkrahjen për shumë sektor e nënsektor të bujqësisë, me qëllim të shtimit të prodhimtarisë bujqësore dhe fuqizimit të mëtejmë të fermerëve anë e mbanë vendit.

Po ashtu, ministri shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me shtetet e rajonit, e në këtë rast edhe me Maqedoninë, me qëllim të fuqizimit të këtij sektori në të dyja shtetet.


Nga ana e tij, ambasadori Ilija Strashevski, ka uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe vlerësoi përkushtimin e tij për zhvillimin e mëtejmë të bujqësisë dhe rikonformioi edhe njëherë gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe më tej në projektet që ndërlidhen me këtë sektor.

Në këtë kuadër, ministri Krasniqi dhe ambasadori vlerësuan se mbledhja e përbashkët e qeverive të dy vendeve, Kosovës dhe Maqedonisë që pritet të mbahet në të ardhmen, do të jetë një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, por edhe në fusha të tjera. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori