Prej kohësh, Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar, duke mos qëndruar krah Kosovës.
Ky ishte qëndrimi i shprehur nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në intervistën e tij për podkastin “Inside Albania” nga Alice Taylor.
“Shqipëria është shumë mbrapa me agjendën për mbështetjen e Kosovës dhe reflektimit të vlerave dhe parimeve euro-atlantike në politikën e jashtme rajonale. Këtë e them pa hezitim. Për një kohë të gjatë, Shqipëria ka shkuar në drejtimin e gabuar duke e konsideruar Beogradin si një partner të besueshëm, duke krijuar distanca të panevojshme nga kryeqytetet e emancipuara të rajonit, që ndajnë të njëjtat vlera dhe agjendë euro-atlantike, si për shembull Zagrebi apo Sofja dhe të tjerët,” u shpreh Basha.
Ai shtoi se me caktimin e Aleksandar Vulin zëvendëskryeministër i Serbisë, presidenti Aleksandar Vuçiq i ka treguar haptazi qëllimet e tij.
“Vulin njeri është shpallur non grata sepse shihet si ithtar i Vladimir Putin në Ballkan. Por Vuçiç shkon dhe e bën zëvendëskryeministër. Vuçiç na e ka thënë, të paktën është treguar i sinqertë se do të presë rrethanat e duhura sa i takon Kosovës dhe të ashtuquajturës agjenda perandorake serbe. Për një kohë të gjatë, Vuçiç ka folur me gjuhën e Perëndimit, por ka vepruar si Moska. Ai mbështet rikrijimin e një perandorie serbe me Beogradin në qendër, me ndarjen e Republika Srpska, me Malin e Zi që përdoret si Bjellorusia e Beogradit. Si parathënie e kësaj ka shërbyer përpjekja për të marrë me forcë pjesë të Kosovës, një shtet i pavarur, duke imponuar realitetin e ndarjes së veriut të Kosovës. Ky është kërcënim ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Nuk duhet të presim që Vuçiç të hedhë zarin. Duhet ta ndalojmë tani!”
Ndaj, Basha bëri thirrje që Shqipëria të luajë një rol më proaktiv në rajon dhe të mos ngurrojë në mbështetjen ndaj Kosovës.
“Shqipëria ka një rol të madh. Nuk mund të fshihemi pas privilegjeve tona si anëtare e NATO-s, nuk mund të fshihemi pas sigurisë së aleancës tonë të afërt dhe strategjike me SHBA apo me Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në. Ne duhet të ndërmarrim hapat tona! Ja përse, prej më shumë se katër muajsh, propozimi im zvarritet në Parlament. Kam kërkuar një financim vjetor nga Shqipëria për Kosovën në ndihma ushtarake, në vlerën e 50 milionë eurove. Janë aty, por në vend që të hidhet për diskutim dhe të votohet në mënyrë unanime, është zvarritur. Kjo është shenjë e sjelljes së papërgjegjshme të Shqipërisë nën qeverisjen aktuale, sa i takon sigurisë kombëtare, asaj rajonale dhe arkitekturës euro-atlantike të sigurisë në Ballkan.”
“Duhet t’i japim fund traditës së mbështetjes folklorike për Kosovën. T’i lëmë tifozët e futbollit të shijojnë këngët patriotike, por të marrim hapa të matura dhe të vendosura që të tregojmë se për Shqipërinë është i papranueshëm çdo skenar për mënjanim të agjendës euro-atlantike nga cilido aktor rajonal dhe se jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka për ta ndaluar një skenar të tillë,” përfundoi Basha./Euronews Albania
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës