Site icon Telegrafi

Barcelona monitoron Salahun dhe Leaon, në listë edhe tre sulmues anësor tjerë

Barcelona thuhet se po monitoron disa emra të njohur për t’u përforcuar në krahët e sulmit, ku dy më të spikaturit dhe më të preferuarit janë Mohamed Salah dhe Rafael Leao.

Sipas mediumit Diario Sport, Barcelona po monitoron disa anësorë kryesorë në Evropë, përfshirë yllin e Liverpoolit, Salah dhe atë të Milanit, Leao.

Barcelona gjithashtu nuk ka hequr dorë nga nënshkrimi i Nico Williams nga Athletic Bilbao pasi ata e konsiderojnë lojtarin një opsion cilësor që mund të bashkëjetojë me Raphinha dhe Lamine Yamal.

Lexo po ashtu Barcelona dhe Nike nënshkruajnë marrëveshje shumevjeçare partneriteti me vlerë 1.7 miliard euro

Megjithatë, transferimi i yllit spanjoll të Bilbaos do të ndodhte vetëm nëse ata nuk mund të marrin njërin mes Salah ose Leao.

Përndryshe, Kvaratskhelia i Napolit dhe Leroy Sane janë opsione të tjera që pëlqen Barça, por gjithashtu llogariten opsione dytësore.

 

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta thuhet se dëshiron të nënshkruajë me një lojtar të madh për ekipin në vitin 2025, kur klubi të kthehet në rregullin e Fair Play Financiar 1:1. Marrëveshja e re e suksesshme me Nike do ta ndihmojë klubin.

Me rihapjen e Camp Nou, Barça është e bindur se ka një limit të mjaftueshëm pagash për të nënshkruar me dikë si Salah, Leao ose Williams vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version