Telegrafi

Barcelona kërkon mbrojtës në Serie A

(Foto: Instagram/ronaldkoeman)

Gazeta spanjolle, Sport, raporton se Barcelona është duke kërkuar përforcime për fazën e mbrojtjes në kampionatin italian.

Blaugranët janë në kërkim të futbollistëve me çmim të ulët dhe me përvojë, në mënyrë që të tentojnë t’i transferojnë në afatin e janarit.

Antonio Rudiger i Chelseat mbetet favorit duke qenë se nuk ka ndonjë rol në Stamford Bridge aktualisht. Megjithatë, pritet të shihet cili do të jetë veprimi i Bluve.

(Foto: Instagram/ronaldkoeman)

Kandidatët tjerë janë nga kampionati italian. Federico Fazio, German Pezzella dhe Mateo Musacchio, janë emrat që kanë tërhequr interesimin e katalunasve.

Roma, Fiorentina dhe Milani nuk i kanë përfshirë në përzgjedhjet e para tre lojtarët e përmendur, ashtu që Barca mund të përfitojë nga transferimi i ndonjërit prej tyre. /Telegrafi/