Site icon Telegrafi

Barcelona arrin marrëveshje me Valverden?

Trajneri i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde thuhet se ka rënë dakord për një kontratë dy-vjeçare për t’u bërë trajner i ardhshëm i Barcelonës.

Sipas El Correo, një marrëveshje u finalizua të dielën në mëngjes me Valverden për të përmbushur një nga ëndrrat e tij pas dy përpjekjeve të dështuara më parë, pavarësisht nga një klauzolë që lejon që Barça ose 53-vjeçari të tërhiqen para 31 majit, përcjell Telegrafi.

Për më tepër, Valverde do të zëvendësohej në Bilbao nga trajneri i ekipit B, Jose Angel Ziganda, i cili e inkuadroi Osasunën në La Liga në mes të 2006 dhe 2008.

Lexo po ashtu Garcia përfundon në listën e Barçës si zëvendësues i Enriques

Publikimi përfundon duke deklaruar se emërimi do të bëhet zyrtar më 29 maj, dy ditë pas përfundimit të finales së Copa del Rey.

Valverde konsiderohet si një përkrahës i stilit të posedimit të Barçës dhe ka luajtur për klubin midis viteve 1988 dhe 1990.

Trajneri i Bilbaos ka fituar Kupën dhe Kupën e Kupave si pjesë e “Ekipit të ëndrrave” të legjendës, Johan Cruyff. /Telegrafi/

Exit mobile version