Barça thumbon Realin në Twitter me 'manitan' e famshme, por Pique nuk ishte i pari që e bëri në histori të El Clasicos

Pas fitores 5-1 të Barcelonës ndaj Real Madridit të dielën në La Liga, Gerard Pique edhe një herë ngriti dorën e tij në qiell me pesë gishta lart.
Ky gjest nga mbrojtësi spanjoll është bërë për herë të parë në fitoren e Barçës në kohën e Pep Guardiolas, ku katalnuasit kishin fituar ndaj skuadrës së Jose Mourinhos në atë kohë me rezultat 5-0.
Ky gjest i referohet pesë golave, e që në Spanjës quhet 'manita'.

Për herë të parë është bërë nga asistenti i Johan Cruyff, Tonny Bruins Slot, në fitoren 5-0 në sezonin 1993/94.
"Nuk besoj se do të ndodh ndonjë gjë se ngrita dorën. Kjo situatë është e thjesht, kemi shënuar pesë gola. Nuk është e lehtë t'i shënosh pesë gola rivalit të përjetshëm, por kur e bën, duhet ta shijosh", kishte thënë Slot pas ndeshjes.























































