Për formimin i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, qoftë sipas marrëveshjeve të Brukselit, të vitit 2013 dhe 2015, qoftë bazuar mbi vlerësimin e marrëveshjes së vitit 2015 nga Gjykata Kushtetuese të Kosovës, do të mund të nevojiten ndryshimet ligjore dhe kushtetuese, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe të çështjeve juridike kushtetuese.
Politologu Ramush Tahiri thotë për Radion Evropa e Lirë se Asociacioni apo Bashkësia e komunave me shumicë serbe është paraparë që të krijohet si një bashkëveprim dhe koordinim i punës specifike që kanë këto komuna, punë kjo, e cila ndërlidhet me të drejtat e veçanta të komunitetit serb në Kosovë dhe koordinimin e veprimtarive të caktuara.
“Është e kuptueshme që çdo ndryshim që çon përpara dhe nuk është kthim prapa, si dhe nuk e ndryshon karakterin e shtetit, por e përparon qeverisjen lokale, demokracinë në vend dhe vendimmarrjen, pason me ndryshimet në ligj dhe në Kushtetutë. Nuk mund të paragjykohet asnjë ndryshim i ligjit dhe i Kushtetutës, sepse çdo ndryshim bëhet me vullnet, me mirëkuptim dhe varësisht prej synimeve që po duan t’i arrijnë. Këtu nuk ka asnjë arsye për politizim të çështjeve ose për moskuptim”, tha Tahiri.
Mazllum Baraliu, profesor i të Drejtës Kushtetuese, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që bazuar në Dokumentin e Ahtisaarit, në bazë të së cilit u shpall pavarësia e Kosovës në vitin 2008, si dhe në dispozitat e tanishme të Kushtetutës së Kosovës, Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të formohet.
Por, sipas tij, kjo mund të bëhet pa fuqi ekzekutive apo të një pushteti të tretë, të cilin, siç thotë ai, po e pretendojnë përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë dhe autoritetet e Beogradit.
“Lidhur me dy marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 në Bruksel, fatkeqësisht, sipas tyre, ashtu siç janë nënshkruar ato marrëveshje me papërgjegjësi maksimale, atëherë që patjetër që do të duhej që Kushtetuta të ndryshohej dhe të plotësohej. Por, nuk do të duhej të pranohej në asnjë mënyrë që asnjë ingerencë dhe asnjë statut, i cili është duke u përgatitur nga një grup i caktuar njerëzish, që të ketë ingerenca dhe kompetenca ekzekutive”, thekson Baraliu.
Në anën tjetër, Brukseli zyrtar pret nga pala e Kosovës që në afat deri më 4 gusht, ta hartojë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës dhe autoritetet e Serbisë, insistojnë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive.
Politologu Tahiri, thotë se marrëveshja e Brukselit e vitit 2015, parasheh kompetenca ekzekutive për Asociacionin, por edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, po ashtu e dhjetorit të vitit 2015 i ka dhënë vërejtjet për pikat e caktuara të marrëveshjes, të cilat nuk janë në harmoni më Kushtetutën e vendit.
“Tash, statuti i Asociacionit do të jetë në harmoni me mendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe varësisht prej këtij vendimi do të bëhen edhe ndryshimet në ligj dhe në Kushtetutë. Ndërsa, të drejtat ekzekutive, vetvetiu nuk janë të këqija nëse janë në harmoni me pushtetin qendror të Kosovës, nëse nuk është synimi që të krijohet një entitet i ri”, theksoi Tahiri.
Por, profesor Baraliu, shpreh mendimin se Asociacioni nuk duhet të ketë asnjë kompetencë ekzekutive.
“Përndryshe, e tërë ideja dhe koncepti i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, do të bie në ujë, për arsye se po të veprohej ndryshe, siç po pretendohet nga Beogradi në këtë rast, atëherë del që po rrezikohet Republika e tanishme, deri në defunksionalizim dhe në zhbërje”, tha Baraliu.
Sidoqoftë, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nga autoritetet e Serbisë konsiderohet si çështja kryesore që del nga dialogu me Kosovën në Bruksel. Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se faza finale e dialogut me Serbinë, do të përmbyllet me një marrëveshje juridikisht obliguese, e që për pasojë do të kërkojë ndryshimet kushtetuese në të dy vendet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale