Një zhytës tha se dy balena bënë gjithçka që ta “mbrojnë” kur një peshkaqen bëri lëvizje “agresive” në drejtim të tij.
Benoît Girodeau, i njohur më mirë me emrin e tij skenik Natty Gong, ishte duke u zhytur në brigjet e Mauritius kur një peshkaqen ‘shumë kurioz’, filloi të notonte drejt tij.
Videoja befasuese e kapur nën ujë tregon se si dy balena 45 tonëshe, me sa duket nxituan në mbrojtje të tij, duke e penguar peshkaqenin të afrohej.
Balenat rrethuan Girodeau dhe filluan të ndiqnin peshkaqenin, me sa duket duke u përpjekur ta largonin atë, transmeton Telegrafi.
Pasi bëri disa gjeste kërcënuese, një nga balenat kafshoi bishtin e peshkaqenit, duke e detyruar atë të zhdukej përsëri në thellësitë e oqeanit.
Njëra balenë ndoqi peshkaqenin, ndërsa tjetra u zhyt më thellë në oqean, duke u pozicionuar mes zhytësit dhe grabitqarit. /Telegrafi/