LAJMI I FUNDIT:

Bale do të dëshironte që Ronaldo të ishte tani bashkëlojtar i tij te Real Madridi

Bale do të dëshironte që Ronaldo të ishte tani bashkëlojtar i tij te Real Madridi

Gareth Bale i ka orët e numëruar si lojtar i Real Madridit, pas deklaratës së Zinedine Zidanes se po tentojnë ta shesin në këtë afat kalimtar.

Trajneri francez ka konfirmuar se uellsiani nuk do të qëndrojë në sezonin e ri në Sanriago Bernabeu, pasi nuk e sheh në planet e tij.

“Ne shpresojmë që ai të largohet. Do të ishte më e mira për të gjithë. Ne jemi duke punuar në transferimin e tij te një skuadër e re”, ka thënë Zidane.


Gareth Bale (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Nuk kam asgjë kundër tij, por në një moment të caktuar gjërat ndryshojnë dhe ato duhet përfunduar. Unë i dëshiroj atij vetëm më të mirën”, ka shtuar më tej francezi.

Por, nëse Cristiano Ronaldo do të ishte te Real Madridi, situata do të ishte ndryshe për uellsianin, pasi në vitin 2015 portugezi i kishte dal në krah.

“Po bëni presion mbi lojtarin. Lëreni atë të qetë, jam i sigurt 100 për qind se ai do të bëjë më të mirën për klubin. Ai do na ndihmojë shumë, ai është lojtar fantastik që dëshiron të mësojë”, kishte thënë pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Por, Bale nuk ia kishte kthye me të njëjtën monedhë kur Ronaldo kishte kaluar te Juventusi në verën e kaluar, duke e përshkruar si situatë më relaksuese pa të.

https://twitter.com/AryanGOAT10/status/1152922259167698945

“Ndoshta do të jetë një situatë më relaksuese (pa Ronaldon). Ne do punojmë më shumë si skuadër, më shumë punë për secili, por jo vetëm për një lojtar”, i kishte thënë uellsiani Daily Mailit.

Bale pritet që në këtë javë të largohet nga Real Madridi, derisa për të interesohen skuadra si, Manchester United, Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe skuadra nga Kina. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori