Bayern Munichu është duke tentuar ta transferojë Gatreth Balen nga Real Madridi, derisa mban një vëzhgim të afërt në uellsianin.

Klubi kinez Jiangsu Suning kishte arritur marrëveshje me 30-vjeçarin që të transferohej nga Los Blancos, mirëpo marrëveshja dështoi shkaku që madrienët kërkuan një shumë më të lartë.


E përditshmja spanjolle AS, raporton se Bavarezët e duan transferimin e uellsianit, pas largimit të Franck Riberys dhe Arjen Robbenit në fund të sezonit të kaluar.

bale 1

Zinedine Zidane bëri me dije javë më parë se Bale nuk është në planet e tij për sezonin e ri, derisa klubi spanjoll po punon në largimin e tij.

Bayerni shpreson që ta transferojë uellsianin në këtë afat kalimtar, ndërsa mediumi spanjoll raporton se Bavrezët mund të ndihmohen nga Adidas në transferimin e lojtarit.

Bale ka edhe tri vite të mbetura në kontratën me madrilenët, ndërsa dëshira e tij është që në këtë verë të largohet nga Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

telegrafi sport app