LAJMI I FUNDIT:

Avokati Asdren Mekaj shpallet i pafajshëm, lirohet nga akuzat për “detyrim”

Avokati Asdren Mekaj shpallet i pafajshëm, lirohet nga akuzat për “detyrim”

Avokati Asdren Mekaj është liruar nga të gjitha akuzat që rëndonin mbi të lidhur me veprën penale “detyrim”.

Aktgjykimi lirues është shpallur sot në Gjykatën Themelore në Prizren, dhe Mekaj është shpallur i pafajshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Mekajt, Besnik Berisha përmes një postimi në Facebook.


Avokati Berisha u shpreh se ka triumfuar drejtësia në këtë rast, që siç tha ai u ndërtua mbi shpifje dhe trillime të pabaza.

“Sot, Gjykata Themelore në Prizren shpalli të lirë nga çdo akuzë klientin tim, avokatin Asdren Mekaj. Pas një procesi të gjatë dhe të mundimshëm, i cili u ndërtua mbi shpifje dhe trillime të orkestruara, e vërteta më në fund doli në shesh dhe drejtësia triumfoi.

Ky vendim konfirmon atë që ne kemi thënë gjatë gjithë kohës: akuzat ndaj Asdrenit ishin krejtësisht të pavërteta dhe të mbështetura në trillime më qëllim përfitimi material”, ka shkruar Berisha.

Ai ka shtuar se “drejtësia vonoi, por nuk harroi”.

“Megjithatë, Asdreni e përballoi këtë sfidë me qetësi dhe dinjitet, duke besuar në fuqinë e së drejtës dhe në ndershmërinë e sistemit të drejtësisë, pjesë e të cilit është edhe nëna e tij”, u shpreh Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori