Nga sot të rinjtë e Kosovës do të kenë mundësi më të mëdha që përtej studimeve të zhvillojnë edhe pjesën e hulumtimeve shkencore.
E gjithë kjo falë marrëveshjes së nënshkruar sot në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Shërbimit Botëror të Universitetit të Austrisë për administrimin e grantit për bashkëfinancimin e projektit “HERAS – Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkenca e Aplikuar”.
Projekti është i financuar nga organizatat austriake në shumë prej mbi 1një milion, ndërsa MASHT-i për këtë projekt ka ndarë rreth 200 mijë euro.
Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi duke falënderuar shtetin austriak për ndihmën që po i ofron Kosovës.
“Kjo marrëveshja e sotme na jep mundësi që të përkrahim studentët tanë në pjesën e doktoraturës dhe në pjesën e specializimeve post doktoraturës, dhe po ashtu në fushën më të rëndësishme që ne çalojmë si shtet në pjesën e hulumtimeve të cilat pjesa e organizatës HERAS po na jep një përkrahje të jashtëzakonshme. Ne po hapim mundësi të reja për të rinjtë tanë që vërtetë të keni mundësi që përveç studimeve të zakonshme që kanë qenë deri më tani të kenë mundësi përtej kësaj që ta zhvillojnë edhe pjesën e hulumtimeve, pjesën shkencore ajo që është vërtet shumë e nevojshme”, tha Bytyqi.
Bytyqi tutje shtoi se projekti HERAS ndihmon të gjitha institucionet e arsimit të lartë të krijojnë institute hulumtuese, fushë e cila iu ka munguar shumë universiteteve.
“Kemi pasur një takim ku është prezantuar puna që është bërë nga HERAS, është bërë publikimi i një rregulloreje ku janë përcaktuar edhe pikat kontaktuese të ekspertëve që është tejet e rëndësishme dhe krejt kjo po e ndihmon jo vetëm Universitetin e Prishtinës por të gjitha institucionet e arsimit të lartë, të krijohen institute hulumtuese dhe të zhvillohet ajo që neve më së shumti na ka munguar në institucionet tona”, tha ai.
Përfaqësuesja e Wus Austira, Veronika Nitsche tha se kjo marrëveshje e thellon më tej bashkëpunimin me Ministrinë, me qëllim të zhvillimit të arsimit të lartë.
Sipas saj, projekti ka për qëllim të ndërlidh arsimin e lartë me tregun e punës, raporton KP.
“Projekti quhet HERAS do të thotë Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkenca e Aplikuar. Që ndërlidhet me rëndësinë e arsimit të lartë dhe lidhjen me tregun e punës. Ky projekt financohet nga Agjencia për zhvillim të bashkëpunimit të Austrisë dhe bashkë financohet nga Ministria e Arsimit. Jemi të lumtur që bashkëpunojmë në sistemin e arsimit të lartë në shumë aspekte përmes universitete dhe përmes Ministrisë së Arsimit”, tha ajo.
Projekti HERAS financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMurati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë
Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë