LAJMI I FUNDIT:

Asamblisti i Vetëvendosjes në Gjilan aderon në PSD

Asamblisti i Vetëvendosjes në Gjilan aderon në PSD

Anëtari i kryesisë së Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se partisë së tyre i është bashkuar asamblisti i Vetëvendosjes në Gjilan, Xhelal Hajrullahu.

Molliqaj në një shkrim të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Hajrullahu ishte asamblisti më i votuar i VV-së në Gjilani, transmeton Telegrafi.

“Xhelal Hajrullahu, asambleisti më i votuar i VV-së në Gjilan, sot u bashkua me ne. Ishim bashkë në përpjekjet tona për një Kosovë më të mirë. Jemi ribashkuar për t’i realizuar ato përpjekje”, ka shkruar Moliqaj.


Tutje ai ka thënë se anëtarësimet e shumta në PSD gjithandej Kosovës,  sipas tij, po e konfirmojnë koalicionin fitues.

Kujtojmë se PSD ka lidhur një koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ku bartës i listës është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen më 6 tetor, ditë e diele. Buxheti i planifikuar për këto zgjedhje është në shumën prej 5 milion e 698 mijë e 486 euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori