Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se kanë nënshkruar kontratë kolektive me SBASHK-un.
Kastrati përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Reforma e arsimit në Kamenicë sot ka hedhur një hap të madh përpara dhe se Kamenica po i jep mësim Kosovës se si zhvillohet arsimi e si mbrohet mësimdhënësi, transmeton Telegrafi.
“Kontratën që nënshkruam sot me Sindikatën e Arsimit rregullon çështjen e risistemimit dhe mbron interesat e mësimdhënësit, duke u siguruar që ASNJË mësimdhënës nuk do të mbetet pa të ardhura. Lajm shumë i mirë për prindërit e fëmijët, për të cilët shkolla tani e tutje do të jetë institucion serioz e atraktiv që përgatitë qytetarë të përgjegjshëm në shoqëri. Komuna e Kamenicës dëshmoi që ndonëse me kapacitete të kufizuara, mund të marrë përsipër një reformë rrënjësore e të rëndësishme për të ardhmen e komunitetit të saj. Barazia sociale, mendimi kritik e zhvillimi i gjithëmbarshëm janë karakteristika të shoqërive që synojnë zhvillim e përparim”, ka shkruar Kastrati.
Shkrimi i plotë:
“Lajmi për nënshkrimi e Kontratës Kolektive është sihariq i madh në dy fusha tejet të rëndësishme për shoqërinë. Kjo kontratë i hap rrugë rritjes së cilësisë në arsim sepse asaj po i bashkohet komuniteti i mësimdhënësve, mësuesit e profesorët. Rëndësi të jashtëzakonshme ka edhe fakti se nënshkrimi i sotëm përbën kontratën e parë kolektive në nivel të ndërmarrjes. Problematikat e ngjashme në fushën e arsimit por jo vetëm, nuk do të trajtohen më individualisht, por kolektivisht dhe përmes sindikatës. Precedenti që kemi vendosur sot nuk është ai i kompromisit, por i bashkëpunimit. Kjo është e mundur sa herë marrëdhëniet midis nesh i kemi të ndërmjetësuara prej qëllimeve përparimtare. Dija e emancipimi janë të tilla.
Kontratën që nënshkruam sot me Sindikatën e Arsimit rregullon çështjen e risistemimit dhe mbron interesat e mësimdhënësit, duke u siguruar që ASNJË mësimdhënës nuk do të mbetet pa të ardhura. Lajm shumë i mirë për prindërit e fëmijët, për të cilët shkolla tani e tutje do të jetë institucion serioz e atraktiv që përgatitë qytetarë të përgjegjshëm në shoqëri. Komuna e Kamenicës dëshmoi që ndonëse me kapacitete të kufizuara, mund të marrë përsipër një reformë rrënjësore e të rëndësishme për të ardhmen e komunitetit të saj. Barazia sociale, mendimi kritik e zhvillimi i gjithëmbarshëm janë karakteristika të shoqërive që synojnë zhvillim e përparim.
Për mua personalisht, nisma për reformën në arsim dhe qëndrimi për një kauzë nga e cila përfiton nxënësi, është ndër detyrat më të rëndësishme për të cilat do të vazhdoj të angazhohem së bashku me grupet e interesit dhe komunitetin në tërësi. Jam i lumtur që në këtë rrugëtim sot na është bashkuar edhe SBASHK-u.
I zhgënjyer që për shkak të interesave elektorale e personale, individë e grupe të caktuara u munduan të manipulojnë e bllokojnë reformën e cila shihej sheshazi që kishte qëllimin më të mirë, ishte përgatitur e hulumtuar seriozisht, dhe do të realizohej. I ftoj të gjithë ata të reflektojnë dhe të bashkohen në këtë rrugëtim sepse ky preokupim, ky angazhim dhe këto zhvillime janë të të gjithëve. Për nxënësin.
Mua më zbrapsin idetë më të mira, zgjidhjet më efektive dhe puna më e madhe e kujtdo. Por jo ofendimet, kërcënimet e presioni.
Edhe një herë falënderoj SBASHK-un dhe zotohemi që ASNJË mësimdhënës nuk do të mbetet pa të ardhura.
Ky është vetëm fillimi. Transporti po vazhdon pa probleme. Pedagogët janë angazhuar.Këndi i leximit në shkollën “Dëshmorët e Kombit” është rregulluar. Hapësira të këndshme e të rehatshme për nxënësit. Vazhdojmë me bibliotekën në Koretin e zhvillime të tjera. Për nxënësit. Me prindërit. Mësimdhënësit. Së bashku”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?