Arrestohet prizrenasi, fotografoi fshehurazi një femër nga dritarja

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti kishte fotografuar fshehurazi një femër.
Rasti ka ndodhur ditën e enjte.
"Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar përmes dritares fshehurazi i kishte bërë fotografi dhe disa incizime me telefon. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e bërë nga Policia. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/07/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































